Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “A i kuptojnë pasojat…Ku bazohet analiza e kësaj reforme?”/ Krybashkiakja socialiste kundërshton shkrirjen e Bashkisë Dimal: Duhet të jetë njësi më vete
Politikë

“A i kuptojnë pasojat…Ku bazohet analiza e kësaj reforme?”/ Krybashkiakja socialiste kundërshton shkrirjen e Bashkisë Dimal: Duhet të jetë njësi më vete

• 2 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër propozimeve për riorganizimin e ri territorial, duke kërkuar që kjo bashki të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Memaj ka argumentuar se Dimali ka një identitet të fortë historik, kulturor dhe ekonomik, duke theksuar se zona ka një trashëgimi që daton prej shekujsh dhe një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas saj, reforma administrative e vitit 2015 krijoi një komunitet të bashkuar nga historia, traditat dhe interesat ekonomike, ndërsa emërtimi i Bashkisë Dimal erdhi pas konsultimeve me qytetarët.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

“Vullneti i këtij komuniteti është që të vijojë të jetë i bashkuar si një njësi e vetme, pasi lidhjet historike, sociale dhe ekonomike janë të forta”, është shprehur Memaj.

Kryetarja e Bashkisë Dimal ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret që janë përdorur për propozimin e shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me njësi të tjera vendore. Ajo ka sjellë në vëmendje edhe tregues ekonomikë, duke krahasuar performancën financiare të Dimalit me atë të Bashkisë Berat.

Sipas Memajt, Dimal ka arritur të rrisë të ardhurat e veta dhe t’i kthejë ato në investime dhe shërbime për qytetarët, duke argumentuar se një bashki me rezultate të tilla nuk duhet të eliminohet nga harta administrative.

Read more:LIVE – 63 ditë tubime masive antiqeveritare/ Diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

“Një njësi vendore që ka gjeneruar të ardhura dhe i ka rikthyer ato në investime për komunitetin, pse duhet të shkrihet?”, ka deklaruar ajo.

Memaj ka kritikuar gjithashtu mënyrën e zhvillimit të procesit të reformës territoriale, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përfshirje të institucioneve vendore në analizat dhe vendimmarrjen për ndryshimet e propozuara.

Read more:Serbia, konsullatë në Shkodër/ Marjana Koçeku: Kujt i shërben? Nuk është në përputhje me interesat kombëtare dhe aspiratat euroatlantike të Shqipërisë

Ajo ka theksuar se çdo reformë duhet të bazohet në kritere të qarta dhe në një proces gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik, numrin e banorëve dhe veçoritë e çdo zone.

Në përfundim të reagimit të saj, kryetarja e Bashkisë Dimal ka përsëritur qëndrimin se kjo bashki duhet të vazhdojë të ekzistojë si njësi administrative më vete.

Lexo edhe
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Tags: #Analiza #Berat #dimal #Investime #jetë #Komuniteti #Rrjetet sociale #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by