Me parulla, pankarta, simbole kombëtare dhe flamuj në duar, qytetarët vijojnë marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa ngritën zërin për ndryshimin e sistemit politik.
Gjatë marshimit, i cili po zhvillohet përgjatë një prej akseve kryesore të kryeqytetit, u dëgjuan thirrje të shumta nga qytetarët kundër qeverisë.
“Ju erdhi fundi”, “Nesër më shumë” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin disa nga sloganet kryesore të këtij marshimi.
Mes thirrjeve të protestuesve ishin edhe: “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Ndryshim sistemi”.
Qytetarët deklaruan se do të vijojnë protestat dhe marshimet edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar qëndrimin e tyre në rrugë si një kërkesë për ndryshim politik.



