Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
Kronikë

Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

• 3 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FINIQ– Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur me shpejtësi në disa zona, duke rrezikuar seriozisht edhe banesat e qytetarëve.

Zjarri ka rënë fillimisht zonën kodrinore të Matomares dhe për shkak të erës ka zbritur në zonën e banuar. Më problematike paraqitet situata në fshatin Kostar, ku flakët hynë në oborret e banesave, por fatmirësisht rreziku u neutralizua.

Problematike situata paraqitet edhe në fshatin Mesopotam, ku edhe aty flakët rrezikuan përkohësisht banesat. I rrezikuar është edhe fshati Vllahat, ku forcat zjarrfikëse janë stacionuar pranë shtëpive, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Veç automjeteve dhe forcave zjarrfikëse, edhe tre helikopterë Cougar po punojnë për shuarjen e flakëve, gjë që duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv.

Për situatën e vështirë në fshatrat e Bashkisë së Finiqit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ka thënë se strukturat shtetërore ndodhen në terren për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe banesave. Lamallari gjithashtu ka ndarë edhe pamje nga evakuimi i banorëve të zonave të prekura nga zjarret.

Read more:Flakët përfshijnë Bregasin në Finiq, në terren zbresin zjarrfikës nga tre bashki

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:36

Vatër zjarri në Moglicë të Maliqit, zjarrfikësit nisen drejt zonës për të frenuar përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës. Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse që do të bëjnë të mundur izolimin e vatrës. Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur por siç duket edhe në pamje, zjarri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për të mos u përhapur më tej.

Lajmi në përditësim

Ora 18:27

Zjarri në fshatrat e Finiqit, ministri Lamallari publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë, prioritet absolut mbrojtja e jetës së qytetarëve (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për situatën e vështirë me të cilën po përballen disa fshatra të Finiqit, pas zjarrit të rëndë ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari ka publikuar pamje nga evakuimi i banorëve të zonave të prekura nga flakët dhe ka theksuar se strukturat shtetërore janë në terren për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Lamallari i ka bërë thirrje banorëve që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

Reagimi i Lamallarit:

Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe 3 helikopterëve

Read more:50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar.

Ju bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

Ora 17:21

Flakët kërcënojnë banesat, Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret në Finiq

Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret që kanë përfshirë fshatrat e Finiqit. Situata më kritike paraqitet në Kostar ku flakët janë pranë oborreve të banesave, siç duket edhe në pamje. Situatë e vështirë edhe në Mesopotam, ku po punohet për shuarjen e flakëve.

Ora 16:54

Mallakastër/ Zjarr në zonën e ‘Qafës së Vidhit’, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Flakët 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër.

Read more:“Mobilizimin më i madh qytetar që prej rënies së komunizmit”/ BIRN: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së korruptuar

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk i përfshiu ato.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ora 16:36

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat.

Ora 15:55

Ina Zhupa: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarri, qeveria të reagojë pa humbur asnjë minutë

1785765496_Vlorezjarr752x439.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Read more:Pamje me dron/ 49-të ditë revoltë, sheshi para Kryeministrisë plot me protestues që kërkojnë largimin e Ramës

Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit dhe po përhapen edhe drejt fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Forcat vendore kanë ndërhyrë që në orët e para, por zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Në këto kushte, qeverisja qendrore duhet të reagojë menjëherë me të gjitha kapacitetet e saj. Duhet të shtohen forcat zjarrfikëse, të angazhohen strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe, nëse është e nevojshme, të kërkohet menjëherë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore.

E dimë mirë se avionët e shuarjes se zjarrit të premtuar nga Edi Rama çdo vit dhe medemek të blera vjet nga Pirro Vengu nuk ekzistojnë. Prandaj, mos humbni kohë po ndërhyni me të gjitha mjetet që keni. Çdo minutë vonesë i jep përparësi flakëve.

Read more:Turistët eksplorojnë malet vetëm, lëvizin pa guida! Kreu i Emergjencave në Vlorë: Hiking, por pa rrezikuar jetën

Nuk duhet të lejojmë që të përsëritet fatkeqësia e vitit të kaluar në Delvinë, ku mijëra hektarë u dogjën me pasoja të rënda për banorët, ekonominë dhe mjedisin që i vuajnë ende.

Ora 11:52

Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Prej gjashtë ditësh, zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, vijon të mbetet aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

P.J/R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
  • Vlore
  • sarande
  • finiq
Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Banesa #Besfort Lamallari #Dron #Edi Rama #Emergjencat Civile #finiq #sarande #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 22 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin