Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kuvendi nuk kreu ndryshimet ligjore për pagat e gjyqtarëve, shoqatat: Vijojmë me zbatimin e vendimit të Kushtetueses
Kronikë

Kuvendi nuk kreu ndryshimet ligjore për pagat e gjyqtarëve, shoqatat: Vijojmë me zbatimin e vendimit të Kushtetueses

• 3 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë deklaruar se pasi Kuvendi nuk ka vepruar lidhur me miratimin e ndryshimeve ligjore për pagat e magjistratëve, do të vijojnë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi sipas vendimit të Gjykatës duhet të bënte brenda korrikut ndryshime ligjore që preknin referencën e pagës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Read more:Hetimet për Ballukun/ Berisha: Në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet, më informon qytetari digjital (VIDEO)

Në shkurt, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i rriste pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë dhe t’i kompensonte ata për 3 vitet që kanë marrë paga që sipas saj kishin pësuar një ulje të fshehur.

Deklarata

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të misionit të tyre për mbrojtjen e statusit të magjistratit, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në ndërmarrjen e nismave institucionale për garantimin e standardeve kushtetuese që lidhen me ushtrimin e funksionit të magjistratit.

Read more:Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos

Nisma më e fundit në këtë drejtim ishte kërkesa e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të cilës iu bashkua edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026, vendosi të pranonte kërkesën, duke konfirmuar se ndryshimet ligjore të miratuara më herët nga ana e Kuvendit cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës.

Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese përcaktoi qartë edhe kriteret që duhet të respektoheshin në hartimin e normës së re që do të rregullonte pagat e magjistratëve, duke detyruar Kuvendin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme, brenda datës 31.07.2026. Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese parashikoi edhe pasojat në rast mosveprimi, duke përcaktuar se pas përfundimit të këtij afati, do të hynte në fuqi formula e përllogaritjes së pagave që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas referencës së analizuar në vendimin nr. 35/2022 të saj.

Read more:Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

Që pas njohjes me arsyetimin e vendimit nr. 15/2026, shoqatat tona kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse, me synimin për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe në përputhje të plotë me standardet kushtetuese të vendosura nga Gjykata.

Me mbarimin e afatit të lënë në dispozicion, konstatojmë se nga ana e Kuvendit nuk është vepruar me miratimin e ndryshimeve ligjore, në drejtim të rregullimit të pagave të magjistratëve, sipas arsyetimit të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Read more:Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

Megjithatë, mosveprimi nga ana e Kuvendit si më lart nuk ka krijuar një boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka parashikuar mekanizmin e zbatueshëm në këtë situatë. Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve do të duhet të kryhet mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta formulë, sipas vendimit nr. 15/2026, zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 01.04.2023–31.07.2026.

Në këto kushte, shoqatat tona mbeten të vendosura për të ndjekur zbatimin e plotë dhe korrekt të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, i cili, për shkak të mosveprimit të Kuvendit brenda datës 31.07.2026, është bërë tashmë drejtpërdrejt i zbatueshëm.

Read more:Gaforrja blu e rrezikshme? Jo më, shefat e kuzhinës e bëjnë pjesë të menusë: Ka vlera ushqyese si arragosta dhe kushton më lirë

Në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues, ftojmë të gjithë institucionet dhe zyrtarët e përfshirë në procesin e zbatimit të këtij vendimi, që të respektojnë me rigorozitet detyrimet që burojnë nga neni 132, pika 1, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, shoqatat e magjistratëve të Republikës së Shqipërisë mbeten të bashkuara në këtë qëndrim dhe do të monitorojnë me vëmendje çdo veprim të ndërmarrë në funksion të zbatimit të vendimit, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Lexo edhe
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Tags: #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #kuvend #Nisma #pagat #Unioni i Gjyqtarëve #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Nga të njëjtat tag-e
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 5 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 8 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by