Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
Kronikë

Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

• 3 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FINIQ– Situata mbetet kritike në Finiq, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi drejt banesave. Zjarri ka rënë fillimisht zonën kodrinore të Matomares dhe për shkak të erës ka zbritur në zonën e banuar.

Më problematike paraqitet situata në fshatin Kostar, ku flakët kanë hyrë në oborret e banesave. Siç shihet edhe në pamje, tre helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve, 2 Cougar dhe 1 Blackhawk.

I rrezikuar është edhe fshati Vllahat, ku forcat zjarrfikëse janë stacionuar pranë shtëpive.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:21

Flakët kërcënojnë banesat, Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret në Finiq

Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarret që kanë përfshirë fshatrat e Finiqit. Situata më kritike paraqitet në Kostar ku flakët janë pranë oborreve të banesave, siç duket edhe në pamje. Situatë e vështirë edhe në Mesopotam, ku po punohet për shuarjen e flakëve.

Read more:Flakët përfshijnë Bregasin në Finiq, në terren zbresin zjarrfikës nga tre bashki

Ora 16:54

Mallakastër/ Zjarr në zonën e ‘Qafës së Vidhit’, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Flakët 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk i përfshiu ato.

Read more:“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO)

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ora 16:36

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat.

Ora 15:55

Ina Zhupa: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarri, qeveria të reagojë pa humbur asnjë minutë

1785765496_Vlorezjarr752x439.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Read more:Zjarri në magazinën me fishekzjarrë në Durrës, arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret (VIDEO+EMRI)

Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit dhe po përhapen edhe drejt fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Forcat vendore kanë ndërhyrë që në orët e para, por zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Në këto kushte, qeverisja qendrore duhet të reagojë menjëherë me të gjitha kapacitetet e saj. Duhet të shtohen forcat zjarrfikëse, të angazhohen strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe, nëse është e nevojshme, të kërkohet menjëherë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore.

Read more:Dibër/ Droni zbulon 1121 bimë kanabisi në mal, 2 në pranga

E dimë mirë se avionët e shuarjes se zjarrit të premtuar nga Edi Rama çdo vit dhe medemek të blera vjet nga Pirro Vengu nuk ekzistojnë. Prandaj, mos humbni kohë po ndërhyni me të gjitha mjetet që keni. Çdo minutë vonesë i jep përparësi flakëve.

Nuk duhet të lejojmë që të përsëritet fatkeqësia e vitit të kaluar në Delvinë, ku mijëra hektarë u dogjën me pasoja të rënda për banorët, ekonominë dhe mjedisin që i vuajnë ende.

Ora 11:52

Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)

Prej gjashtë ditësh, zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, vijon të mbetet aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Read more:Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

P.J/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
  • Vlore
  • sarande
  • finiq
Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Banesa #Dron #Edi Rama #Emergjencat Civile #finiq #flakë #sarande #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 22 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin