Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO rikthen censurën ndaj mediave, reagon AGSH: Po kufizohet në mënyrë të pajustifikuar e drejta kushtetuese e informimit publik
Kronikë

GJKKO rikthen censurën ndaj mediave, reagon AGSH: Po kufizohet në mënyrë të pajustifikuar e drejta kushtetuese e informimit publik

• 4 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat, duke shënuar një akt të paprecedentë në marrëdhëniet e gjyqësorit me mediat në historinë e vendit përgjatë 35 viteve demokraci. Një rregullore e Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” e hartuar nga kryetari në detyrë, Erion Bani dhe e miratuar së fundmi për të hyrë në fuqi më 1 shtator, ka shuar edhe ato pak hapësira lirie informimi që kishin mbetur ende.

Në shkelje flagrante të së drejtës së informimit, Rregullorja e kthen gazetarin në një burokrat që duhet të mbushë çdo ditë formularë për të kërkuar leje që të ndjekë seancat, ndërsa kur gjendet brenda sallës së gjyqit, trajtohet thjesht si një spektator, pa as më të voglën mundësi për të ushtruar lirisht profesionin.

Për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, duke shprehur shqetësim për rregulloren drakoniane,e cila “sjell kufizime të papranueshme për ushtrimin e profesionit të gazetarit”.

AGSH thekson se “veçanërisht alarmues është ndalimi i përdorimit të telefonit celular nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore”.

Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësim për Rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe sjell kufizime të papranueshme për ushtrimin e profesionit të gazetarit.

Veçanërisht alarmues është ndalimi i përdorimit të telefonit celular nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore. Duam të sjellim në vëmendje të GJKKO ee telefoni celular nuk është thjesht një pajisje elektronike, por mjeti bazë i punës së gazetarit për raportim në kohë reale, komunikim me redaksinë dhe informim të publikut.

Ndalimi i tij nuk i shërben administrimit të drejtësisë, por kufizon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën kushtetuese të informimit publik sidomos nën dritën e gjyqeve historike që po mbahen në vendin tonë e posaçërisht më Gjykatën e Posaçme.

Sa i përket regjistrimit dhe pranisë së kamerave në seanca gjyqësore, AGSH rikujton se debati nuk duhet të zhvillohet mbi baza ndalimesh të përgjithshme, por mbi zbatimin korrekt të ligjit dhe të Udhëzuesit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në raportin krahasues të publikuar nga AGSH theksohet qartë se Shqipëria nuk ka nevojë për kufizime të reja, por për zbatim të njëtrajtshëm të rregullave ekzistuese, vendimmarrje të arsyetuar për çdo kërkesë dhe përdorimin e regjistrimit të pjesshëm në vend të ndalimeve të plota.

Po ashtu, rekomandimi qendror i AGSH-së është që të garantohet regjistrimi i pjesës hyrëse të seancave sipas Udhëzuesit të KLGJ-së, çdo kërkesë të shqyrtohet individualisht dhe çdo kufizim të jetë proporcional, i arsyetuar dhe i bazuar në ligj.

Në këto kushte, AGSH i bën thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje dhe të hapë një proces konsultimi me Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë, komunitetin e gazetarëve, organizatat e medias dhe aktorët e tjerë të interesuar. Një akt me ndikim kaq të madh mbi lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar nuk mund të miratohet pa dialog dhe pa respektuar standardet e transparencës.

AGSH mbetet e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj dhe me rekomandimet e raportit të publikuar së fundmi, me qëllim që të ndërtohet një model që garanton njëkohësisht mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe të drejtën e medias për të informuar publikun në mënyrë të lirë, profesionale dhe të përgjegjshme.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë

Kronikë

Të diplomuarit në FBI takim në Tiranë, eksperti: Mesazhe për sigurinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Tags: #agsh #agsh #Asociacioni i Gazetarëve #Erion Bani #GJKKO #liria e medias #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë
  • Të diplomuarit në FBI takim në Tiranë, eksperti: Mesazhe për sigurinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
  • Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e ish-komisionerit të KPK, Lulzim Hamitajt!
  • Burg i ri në Tiranë! 3 aktualët nuk përmbushin kushtet! Kupi: Të shemben Mine Peza, Burreli, Rrogozhina dhe Lushnja
  • Zjarr në Shushicë të Vlorës, flakët iu afruan edhe banesave, por nuk ka rrezik! Digjen dhjetëra rrënjë ulliri (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “News24 u dëbua me forcë nga ambientet e punës, për t’u vendosur KAYO”, Tabaku në KPSA: Është media që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe qytetarëve
  • Igli Cara denoncon në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE audiopërgjimet për KAYO-n: Duhet hetim dhe transparencë
  • “Te “Ligjet” u thirrëm 15 min para”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %
  • Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO, merr pjesë edhe vetë në seancë! Nesër vendimi
  • Rregullorja/ GJKKO ndëshkon avokatët që bojkotojnë gjyqet, 10 mbrojtës gjobë me nga 50 mijë lekë (të rinj)! Haxhia: S’mund të na dënojë, të mërkurën mbledhim Këshillin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 415 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 7 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 6 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa dhe avokati Romeo Kara kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal…

• 52 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Të diplomuarit në FBI takim në Tiranë, eksperti: Mesazhe për sigurinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Një konferencë e FBI-së mblodhi për herë të parë në Tiranë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të Byrosë Feredale të…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e ish-komisionerit të KPK, Lulzim Hamitajt!

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e sotme ka verifikuar dokumentacionin e kandidatëve që garojnë për…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by