Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë
Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

• 7 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Flukset e larta të valutës që hyjnë në vend nga turistët, emigrantët dhe aktiviteti sezonal kanë shtuar ofertën e euros në treg duke ushtruar presion për rënien e kursit të këmbimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur në 93.28 lekë, niveli më i ulët i regjistruar. Në blerje këmbehet me 92.97 lekë, ndërsa në shitje me 93.61 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor euro po blihet edhe me 92.4 lekë duke shënuar rënien më të madhe të viteve të fundit.

Read more:Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 97.32 lekë, monedha europiane ka humbur 4.04 lekë në vlerë.

Zhvlerësimi i euros krijon fituesit dhe humbësi në ekonominë vendase. Më të favorizuar janë qytetarët dhe bizneset që paguajnë në euro si për kredi, importe apo udhëtime jashtë vendit. Në anën tjetër eksportuesit, sektori i turizmit që arkëton në euro dhe familjet që marrin të ardhura nga emigracioni, përfitojnë më pak lekë për të njëjtën shumë në euro.

Read more:“S’kemi përfaqësi, qëllimi kryesor është dorëheqja e Ramës”/ Aktivsti: Protestoj për presionet që i bëni administratës dhe policisë. Po na helmoni me ushqime dhe shkatërroni lumenjtë

Kjo situatë ka ndikuar edhe tek rezerva valutore e cila ka arritur një rekord prej 7.669 miliardë euro, rreth 889 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, banka qendrore ka blerë 95.5 milionë euro, gati trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u blenë 33.2 milionë euro. Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë nga tregu 330 deri në 450 milionë euro, një objektiv më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Lexo edhe
Ekonomi

Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Ekonomi

Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër

Tags: #Aktiviteti #Banka #Bizneset #Blerje #emigracioni #Emigrantët #euro #kredi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër
  • Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
  • Norma e interesit nuk ndryshon, Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare është rrezik për inflacionin
  • Ndryshimet për strehimin social, çmimet e larta të banesave detyrojnë qeverinë të rishikojë ligjin për kriteret
Nga të njëjtat tag-e
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • “Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin
  • Revolta e 68/ “4 muaj pa ilaçe, pensioni nuk më del as për trajtimin”, denoncimi i fortë i qytetarit: Mungon medikamenti dhe çmimet në Shqipëri shumë të shtrenjta
  • “Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: A u investuan paratë publike në Francë, Belgjikë e Qipro? Të hetohen pasuritë jashtë vendit!
  • “Te anulohet tenderi 15 milionë € për avionët që shuajnë zjarret”, Vangjeli: Kompania fituese e përfshirë në skandale në Spanjë. SPAK të hetojë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 8 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Teksa vera sjell më shumë lëvizje në ekonomi dhe bizneset përgatiten për muajt më intensivë të vitit, bankat…

• 47 minuta më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër

Rritjet udhëtojnë shpejt drejt pompave të karburantit, ndërsa uljet duket se mbeten rrugës. Ky është zhvillimi më i…

• 17 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë

Pas deklaratave të Trump se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, teksa anuloi atë…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by