Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës’, Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët
Kronikë

‘Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës’, Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

• 7 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nuk ka rëndësi sa identitete përdori, në sa shtete u fsheh apo sa vite kaluan. Për Shtetet e Bashkuara, rasti i Sokol Hoxhës është dëshmi se askush nuk mund ta përdorë sistemin amerikan të emigracionit për t’iu shmangur drejtësisë.

51-vjeçari nga Fieri, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve në Patos dhe me burgim të përjetshëm në Belgjikë për një tjetër vrasje, u ekstradua më 6 gusht pas gati tre dekadash në arrati.

Read more:LIVE- “Poshtë patronazhistët”, revolta e 68-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Këtë të premte, Ambasada Amerikane në Tiranë shpjegoi se si u arrit identifikimi dhe ekstradimi i tij i fund falë punës së Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), në bashkëpunim me Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së, ICE, Departamentin Amerikan të Drejtësisë, INTERPOL-in he Policinë e Shtetit Shqiptar.

“Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit — duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë. Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij” shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Read more:250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Ambasada Amerikane ndriçohet me ngjyra: Po mbështesim inovacionin dhe po përcaktojmë një epokë të re diplomacie

51-vjeçari nga Fieri u ekstradua më 6 gusht nga SHBA në Shqipëri, pas gati 30 vitesh në arrati. Ai është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, ndërsa në Belgjikë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi.

Read more:Kia dëshiron një limuzinë sportive për 'gjeneratën e lojtarëve'

Sipas autoriteteve shqiptare, pas ngjarjeve të 1999-ës ai u largua fillimisht në Greqi, më pas në Belgjikë dhe më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, ku siguroi identitetin e rremë Hysen Gashi. Me këtë identitet hyri në Shtetet e Bashkuara dhe arriti të përfitonte edhe qëndrim të përhershëm të ligjshëm.

Arratia përfundoi në muajin maj, kur u arrestua në Ohio. Pas procedurave ligjore, më 6 gusht ai u ekstradua në Shqipëri, ndërsa këtë të premte Ambasada Amerikane e përdori rastin e tij për të theksuar se SHBA nuk do të jetë strehë për personat që përpiqen t’i shmangen drejtësisë duke përdorur identitete të rreme.

Read more:U ekstradua nga SHBA në Shqipëri pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës: Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

“Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision” thuhet në deklaratën e saj

Lexo edhe
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm

Kronikë

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Tags: #Ambasada amerikane #ambasada e shba #brunilda dervishi #Burg #greqi #hektor banaj #Ice #sokol hoxha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm
  • Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)
  • Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilaç të Mallakastrës (VIDEO)
  • Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)
  • Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilac të Mallakastrës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aktivisti Edison Lika nga protesta para Kryeministrisë: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e tyre, Diaspora e gatshme të kthehet!
  • Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie
  • Protesta masive kundër Ramës, gazetarja zvicerane Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet në duart e të njëjtëve emra (VIDEO)
  • Protesta masive kundër Ramës, gazetarja belge Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet!
  • Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 17 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm

Arsyeja pas rregullores së re të GJKKO-së që censuron mediat, mund të jetë interesimi i këtyre të fundit…

• 23 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Një 20-vjeçar në Korçë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14. Mësohet se shkak ka…

• 23 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilaç të Mallakastrës (VIDEO)

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët,…

• 54 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by