Aktivisti Ilir Xhemalaj, duke folur nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se prej 70 ditësh sheshi vijon të jehojë nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e kancelarive ndërkombëtare ndaj protestës dhe bëri thirrje për vijimin e qëndresës.
“70 ditë që ky shesh oshëtin me thirrjen: ‘Rama, jep dorëheqjen’. Kjo thirrje është dëgjuar në çdo kancelari në kryeqytetet e botës, dhe bota sërish hesht. Ku janë? Pse nuk flasin për këtë revolucion që po ndodh në Shqipëri? Pse nuk flisni? Kush ua ka mbyllur gojën?!
Ne shqiptarët në historinë tonë, e kemi çarë rrugën e historisë dhe do e bëjmë kështu. Ne si popull do ta çajmë këtë sistem, rrugën drejt fitores. Fitore!”, pohoi ai.




