Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kruja nuk gjen qetësi, tjetër vatër zjarri pranë shtëpive të qytetit! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat
Kronikë

Kruja nuk gjen qetësi, tjetër vatër zjarri pranë shtëpive të qytetit! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat

• 9 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi ditën e djeshme flakët rrethuan Krujën dhe rrezikuan jetën e qytetarëve dhe banesat e tyre, një tjetër vatër zjarri po përhapet ditën e sotme në një masiv pyjor, rreth 500 metër pranë banesave të qytetit. Aktualisht ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga toka është thuajse e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndërkohë flakët e zjarrit masiv në pyjet e Mallakastrës, i cili vijon prej ditësh, u përhapën ditën e sotme edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec. Forcat zjarrfikëse të tre bashkive u angazhuan në terren për shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, pas operimit nga ajri dhe toka gjatë ditës së sotme për shuarjen e flakëve, vatrat e zjarrit në Mallakastër dhe Drenie të Bashkisë Patos janë vënë nën kontroll. Intensiteti i zjarrit është ulur dhe situata nuk përbën rrezik për zonat e banuara apo bizneset.

Aktualisht, vazhdon akoma operimi nga ajri me 1 helikopter dhe 1 avion ‘AIR Tractor’, si dhe me 3 mjete zjarrfikëse e 20 efektivë forcave zjarrfikëse të Patosit dhe Beratit, të mbështetura edhe nga autoboti i Albpetrol sh.a.

Read more:Përfshihet nga flakët ferma e bagëtive në Patos, ndërhyjnë edhe zjarrfikëse nga Fieri e Roskoveci

Ndërkohë situata mbetet dinamike në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku po operon edhe helikopteri për shuarjen e flakëve.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:41

Kruja nuk gjen qetësi! Pas tmerrit të natës së kaluar, tjetër vatër zjarri në një masiv pyjor! Perimetri i flakëve po zgjerohet pranë banesave, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse e pamundur (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është regjistruar pak më parë në Krastën e Krujës, në afërsi të lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri i është vënë një sipërfaqeje të madhe me pisha dhe vatra po zgjerohet.

Read more:Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Ndërkohë momentalisht sipas burimeve, është e pamundur t’i afrohesh vatrës së zjarrit me mjete zjarrfikëse, për shkak të terrenit.

Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një zjarr masiv rrethoi Krujën duke rrezikuar jetët e banorëve dhe banesat e tyre, por fatmirësisht u arrit të vihej nën kontroll, pas disa orësh ‘luftë’ me flakët.

Read more:Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Ora 17:23

Situata e zjarreve në Shqipëri, Mbrojtja Civile: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë, 227 forca dhe 16 mjete në terren! Tre helikopterë dhe një avion në aksion

1786183962_zjarritnemallakadter.png

Të paktën 227 forca operacionale, 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse dhe 4 mjete ajrore, 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor, janë angazhuar në operacionet kundër zjarreve në vend, sipas përditësimit të Mbrojtjes Civile në orën 17:00.

Në Dajt, pranë një fabrikë uji janë rishfaqur disa vatra gjatë mesditës dhe vijon ndërhyrja dhe monitorimi, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, ndërsa në Priskë të Madhe vijon puna për kontrollin e disa vatrave të vogla, me 6 automjete zjarrfikëse, një autobot uji dhe 25 efektivë.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Zjarri në Panahor-Ndrenie-Vlosht të Mallakastrës është nën kontroll, ku janë angazhuar forca të MZSH-së, Policisë Bashkiake dhe Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter dhe një avion Air Tractor, pa rrezik për zonat e banuara.

Edhe vatra në Koilac-Greshicë është nën kontroll, ku vijon puna me 3 mjete zjarrfikëse, 20 efektivë të MZSH-së dhe 25 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në Abazë të Krujës situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë, ndërsa në Vilëz të Kurbinit zjarri mbetet aktiv. Rreth 50 forca janë angazhuar atje, ndërsa ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndaluar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #Aksion #Automjete #avion #Bizneset #boje #drenije #Fier #mallakaster #Patos #Roskovec #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by