Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Monopatinat e motorët elektrikë të ndaluar, nën hetim 19 drejtues në Tiranë! Në dy ditë, vendosen 530 gjoba në total
Kronikë

Monopatinat e motorët elektrikë të ndaluar, nën hetim 19 drejtues në Tiranë! Në dy ditë, vendosen 530 gjoba në total

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndonëse janë të ndaluara, monopatinat dhe motomjetet elektrike vijojnë të përdoren në rrugët e Tiranës. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka kapur 19 persona që drejtonin motomjete elektrike. Ndaj tyre ka nisur hetimi, ndërsa 19 mjetet janë bllokuar.

Gjatë kontrolleve, policia ka vendosur edhe 530 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Numrin më të madh e zënë drejtuesit që lëviznin pa kaskë, me 371 gjoba, ndërsa 76 të tjera u vendosën për qarkullim në korsitë e biçikletave dhe hapësirat e këmbësorëve.

28 drejtues u gjobitën për manovra të rrezikshme dhe shpejtësi të tej normave në zonat e banuara, 21 për zhurmat nga marmitat dhe 18 për mjete pa targa. Po ashtu, 10 gjoba u vendosën për tejkalim të shpejtësisë dhe 6 për drejtim pa lejen përkatëse.

Read more:VËZHGIMI I REPORT TV/ Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ Tiranën! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore

Procedohen penalisht 19 shtetas, sekuestrohen 19 motomjete elektrike dhe vendosen 530 masa administrative, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit.

Në vijim të kontrolleve të intensifikuara me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, veçanërisht atyre ku përfshihen motomjetet, dhe nga shqetësimet e shumta lidhur me manovrat e rrezikshme të kryera me to, shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë vijuar kontrollet ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Gjatë kontrolleve të kryera në dy ditët e fundit janë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa leje drejtimi përkatëse. Për këta shtetas ka nisur procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa motomjetet janë sekuestruar.

Read more:Rëndohet trafiku në aksin Fier-Kthesa e Patosit, kolona e makinave arrin deri në 4 kilometra, Policia Rrugore në terren

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

-371 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-76 masa për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat e dedikuara për këmbësorët;
-28 masa për kryerje manovrash dhe mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara;
-21 masa për shkaktim zhurmash nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave (marmitave);
-18 masa për motomjete pa shenja dalluese/targa;
-10 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-6 masa për drejtim pa leje drejtimi përkatëse.

Read more:Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore Tiranë apelon për drejtuesit e motomjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të pajisen me leje drejtimi, të përdorin kaskën mbrojtëse dhe të shmangin çdo manovër të rrezikshme që mund të cenojë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Kronikë

Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë

Tags: #Biçikleta #Fokus #Gjoba #Këmbësorët #leje drejtimi #monopatina #Policia #policia rrugore #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën
  • Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë
  • Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)
  • VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…
  • Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kreu manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë pas videos së publikuar në rrjet
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas për vdekje me makinë vajzën 4-vjeçare gjatë një manovre në parkim
  • Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi
  • Policia Kufitare shpëton dy persona nga mbytja në Velipojë
  • Rrezikoi pushuesit në Himarë, bllokohet Jet Ski-ja, drejtuesi i mjetit gjobitet me 300 mijë lekë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 12 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Vijon prej ditësh zjarri masiv në pyjet e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkive…

• 13 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë

KORÇË– Ndërsa postoblloqe të shumta të policisë u ngritën në të gjithë hyrje daljet e qytetit të Korçës,…

• 13 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

KRUJË– Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit.…

• 44 minuta më parë • 14 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by