Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën
Kronikë

Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vijon prej ditësh zjarri masiv në pyjet e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec. Forcat zjarrfikëse të tre bashkive janë angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit.

Në krahun e Drenijes, flakët kanë avancuar edhe më tej, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve.

Puna po vijon nga toka dhe nga ajri me avion ndërsa forcat zjarrfikëse që po përpiqen të izolojnë vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Read more:Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Situata mbetet dinamike edhe në masivin e Lofkëndit, ku po operon edhe helikopteri për shuarjen e flakëve.

Lajmi në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:23

Situata e zjarreve në Shqipëri, Mbrojtja Civile: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë, 227 forca dhe 16 mjete në terren! Tre helikopterë dhe një avion në aksion

1786183962_zjarritnemallakadter.png

Të paktën 227 forca operacionale, 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse dhe 4 mjete ajrore, 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor, janë angazhuar në operacionet kundër zjarreve në vend, sipas përditësimit të Mbrojtjes Civile në orën 17:00.

Në Dajt, pranë një fabrikë uji janë rishfaqur disa vatra gjatë mesditës dhe vijon ndërhyrja dhe monitorimi, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, ndërsa në Priskë të Madhe vijon puna për kontrollin e disa vatrave të vogla, me 6 automjete zjarrfikëse, një autobot uji dhe 25 efektivë.

Zjarri në Panahor-Ndrenie-Vlosht të Mallakastrës është nën kontroll, ku janë angazhuar forca të MZSH-së, Policisë Bashkiake dhe Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter dhe një avion Air Tractor, pa rrezik për zonat e banuara.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Nis evakuimi i banorëve, zjarri 50 metra larg spitalit! Arrestohet autori i zjarrëvënies (EMRI + VIDEO)

Edhe vatra në Koilac-Greshicë është nën kontroll, ku vijon puna me 3 mjete zjarrfikëse, 20 efektivë të MZSH-së dhe 25 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në Abazë të Krujës situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë, ndërsa në Vilëz të Kurbinit zjarri mbetet aktiv. Rreth 50 forca janë angazhuar atje, ndërsa ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndaluar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Lexo edhe
Kronikë

Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Tags: #Aksion #Automjete #avion #drenije #Fier #helikopter #Helikopteri #mallakaster #Patos #Roskovec #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë (VIDEO)
  • Fier/ Policia ndalon për kontroll ‘Benzin’ luksoz, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester! Nën hetim 26-vjeçari që e kishte në përdorim (VIDEO)
  • Gjirokastra, qarku ‘më i plakur’, Kukësi ‘më i riu’! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 15 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)

Fier – Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në në Fermë- Çlirim, ku një 70-vjeçar ka…

• 5 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Cërrik – Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by