Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Himarë/ Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar! Në kërkim 3 zyrtarë! Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë: S’kanë bërë detyrën (VIDEO+EMRAT)
Kronikë

Himarë/ Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar! Në kërkim 3 zyrtarë! Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë: S’kanë bërë detyrën (VIDEO+EMRAT)

• 10 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himarë është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari, i cili është shembur sot nga IKMT ndodhej në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat ishte nën tokë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç.

Nga verifikimi i rastit ka rezultuar se Bujari, me gjithë pretendimin se kishte ndërtuar prej kohësh objektin me 1 kat nëntokë për të cilin kishte aplikuar për leje legalizimi pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera duke betonuar pa dizarmim.

Pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo ka vendosur që të shkrijë IMT-në e Bashkisë Himarë, me argumentin se punonjësit e këtij institucioni kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin.

Read more:“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë

“Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre”, deklaroi mes të tjerash Tavo.

Po ashtu Tavo ka njoftuar se për të gjashtë punonjësit e IMT Himarë kanë nisur hetimet. Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj.

Njoftimi i policisë:

Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.

Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.

Read more:Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit dhe i pezullon aktivitetin

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.

Read more:Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:00

Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin!

1786371821_gcyduoip.JPG

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje.

Read more:Messi shpërthen me dy gola dhe një asistim, Inter Miami merr fitore në ndeshjen e tetë golave

Në një prononcim te tij Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.

Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së së Himarës (e cila kishte 6 punonjës), ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.

Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.

Read more:Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt

Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë shkarkuar dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës.

“Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre, ku vetë IMT dhe jo vetëm IMT, por edhe strukturat e tjera shtetërore kanë lejuar ndërtimet pa leje. Kështu vendosa që ta shkrij IMT-në e Himarës, pasi për mua në momentin që kjo strukturë nuk kryen funksionin që i cakton ligji, është e tepërt për Bashkinë Himarë. Do i kërkoj IKMT-së që të marrë përsipër mbulimin edhe të territorit të Himarës me inspektorët e vetë, pasi Bashkia e Himarës, edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore, detyrohet të marrë punonjës nga jashtë bashkisë”, tha mes të tjerash Tavo.

Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj.

Lexo edhe
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Tags: #Detyrë #Himarë #IKMT #IMT #imt himare #Mateo #Mbrojtja #ndertim pa leje #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit
Nga të njëjtat tag-e
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • “Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
  • Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 12 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Cërrik – Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by