Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
Kronikë

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Shqipëri janë aktualisht aktive 5 vatra zjarri. Situata më problematike paraqitet në Krastë të Krujës, ku në anën veriore të malit, flakët po përhapen me shpejtësi.

Helikopteri i Forcave të Armatosura është rikthyer në operacion, pasi në këtë zonë, në fshatin Zidoll, ndodhen depot e eksplozivit nga ku furnizohen guroret, të cilat janë të rrezikuara.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e flakëve pranë depove. Po ashtu nga flakët rrezikohet edhe Lagjia e Selimëve, që ndodhet poshtë vatrës së zjarrit. Zjarri ka mbërritur edhe në qytetin ilir ‘Albanopolis’.

Ndërkohë aktivisti Aulon Kalaja ka njoftuar se nga zjarri është djegur edhe një pjesë e lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën mes Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe turqve.

“Ndodhemi në fshatin Halil, aty ku forcat zjarrfilëse dhe helikopterët po luftojnë me flakët. Janë disa vatra aktive. Është djegur edhe pjesa e lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën mes Skënderbeut dhe turqve. Jemi shumë afër rrugës kryesore. Shikoni jemi pranë rrugës kryesore, janë shumë pak, 100 metra. Rreziku ka qenë shumë i madh në këtë shteg këtu, po të shikoni vetëm 100 metra nga këtu është i grumbulluar dinamit”, tha mes të tjerash Kalaja.

Në operacionin për shuarjen e flakëve, veç helikopterit dhe forcave zjarrfikëse, po marrin pjesë edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, vatra të tjera aktive zjarri në Shqipëri vijojnë të jenë edhe në Vilëz të Kurbinit, në Cikallesh të Kavajës dhe në Panahor të Mallakastrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:21

Zjarri në Krastë të Krujës, aktivisti Kalaja: Është djegur një pjesë e Lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën e Skënderbeut me turqit! Rrezikohet edhe Albanopolis

Ndërkohë aktivisti Aulon Kalaja ka njoftuar se nga zjarri është djegur edhe një pjesë e lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën mes Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe turqve.

Read more:Përmirësohet situata e zjarreve, s’ka rrezik për zonat e banuara! Aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO)

Ai ka theksuar gjithashtu se flakët në lagjen Boje të Krujës rrezikojnë banesat, teksa i bëri thirrje të gjithë forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve që të kontribuajnë në vënien nën kontroll të flakëve. Ai tha se i rrezikuar është edhe qyteti antik ilir i Albanopolis.

“Ndodhemi në fshatin Halil, aty ku forcat zjarrfilëse dhe helikopterët po luftojnë me flakët. Janë disa vatra aktive. Është djegur edhe pjesa e lapidarit të Zidollit, që dëshmon luftën mes Skënderbeut dhe turqve. Jemi shumë afër rrugës kryesore. Shikoni jemi pranë rrugës kryesore, janë shumë pak, 100 metra. Rreziku ka qenë shumë i madh në këtë shteg këtu, po të shikoni vetëm 100 metra nga këtu është i grumbulluar dinamit. Ndërkohë në lagjen Boje të Krujës rrezikohen edhe shtëpitë. Ndërkohë më thonë që ka flakë zjarri edhe në Albanopolis. Ajo që është e rëndësishme tani është ndërhyrja me helikopter, sepse gjatë natës ndërhyrja me helikopter është e pamundur. I bëjmë thirrje gjithë zjarrfikësve dhe vullnetarëve të vijnë në Krujë dhe të japin një kontribut sado të vogël për shuarjen e flakëve”, tha mes të tjerash Kalaja.

Ora 18:12

Situata përmirësohet në Klos, zjarri i madh drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos është drejt fikjes. Pas ndërhyrjes së forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Flakët nisën fillimisht në barishte, më pas u përhapën në një zonë të pyllëzuar, duke djegur edhe pemë frutore dhe duke iu afruar banesave por tani duket se rreziku është shmangur

Ora 16:46

Krujë, zjarri riaktivizohet nga era, banorët dalin në ndihmë të zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër zjarri është riaktivizuar pasditen e sotme në lagjen Abaze të qytetit të Krujës, në vendin e quajtur “Kroi i Madh”.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë riaktivizuar nga era, e cila mund të ketë ndezur një trung që nuk ishte shuar plotësisht.

Në zonë kanë ndërhyrë banorët me mjete rrethanore, së bashku me forcat zjarrfikëse, pasi terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Ndërkohë, vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit në Krastë, në afërsi të depove të eksplozivit. Helikopteri zjarrfikës po vijon punën ndërkohë që situata përshkruhet shumë e vështirë për tu mbajtur nën kontroll nga toka.

Ora 16:30

Zjarri i madh në Klos, flakët përhapen pranë banesave, banorët kërkojnë më shumë forca zjarrfikëse në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos.

Read more:Turistët eksplorojnë malet vetëm, lëvizin pa guida! Kreu i Emergjencave në Vlorë: Hiking, por pa rrezikuar jetën

Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit.

Ora 15:43

Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyn edhe helikopteri! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie

Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht në vend mbeten aktive 5 vatra zjarri, 4 prej të cilave në monitorim.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve

(Përditësim deri në orën 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Read more:Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt, zona vijon të mbahet në monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Edhe zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Read more:Neutralizohet vatra e zjarrit në Krujë, pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcave të Armatosura! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat

Në të gjitha vatrat aktive puna vijon, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Ora 11:42

Mallakastër/ Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drenie dhe Vlosh (VIDEO)

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drenie­s, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.

Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drenie­s dhe Vloshtit.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

Ora 11:37

Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! Pamjet nga ajri tregojnë zonën e djegur (VIDEO)

Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Read more:Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme (VIDEO)

Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë.

Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat.

“50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Ora 08:02

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.

Lexo edhe
Kronikë

EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!

Kronikë

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

Tags: #Automjete #boje #Diber #Durres #flakë #helikopter #Helikopteri #Klos #kraste #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!
  • Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Ngjyra e errët në vijën bregdetare në Hamallaj të Durrësit, Ujësjellës-Kanalizimet: Sot janë marrë mostra të ujit në zonë, do publikohen parametrat teknikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 32 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!

Report Tv ka zbardhur pjesë nga dosja e vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, i cili u…

• 6 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Në Shqipëri janë aktualisht aktive 5 vatra zjarri. Situata më problematike paraqitet në Krastë të Krujës, ku në…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by