Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përmirësohet situata e zjarreve, s’ka rrezik për zonat e banuara! Aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO)
Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve, s’ka rrezik për zonat e banuara! Aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pesë vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në Shqipëri. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, pesë prej të cilave aktive, ndërsa katër të tjera janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 125 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt, situata vijon të mbahet nën monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe zona po monitorohet. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijojnë operacionet me katër automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të forcave zjarrfikëse dhe mbështetjen e një helikopteri të Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen nën monitorim. Po ashtu, zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë.

Read more:Në timon në efektin e alkoolit dhe pa patentë, Rrugorja e Kukësit: 201 gjoba në një javë! 2 të arrestuar, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Flakët vijojnë të jenë aktive në disa zona të tjera. Në Abaze, Krujë, zjarri vijon, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, flakët kanë rritur intensitetin dhe janë përhapur në një masiv pyjor. Në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë, autoritetet deklarojnë se banesat nuk janë të rrezikuara.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të Forcave të Armatosura mundësoi shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 13:00.

Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, si dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja vatrat ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Autoritetet bëjnë me dije se puna për shuarjen e vatrave aktive vijon, ndërsa nuk raportohet aktualisht rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

Read more:Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:43

Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyn edhe helikopteri! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie

Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.

Ora 11:42

Mallakastër/ Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drenie dhe Vlosh (VIDEO)

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drenie­s, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.

Read more:Kanionet e Gjipesë/ Nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë, njëri prej tyre me fraktura

Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drenie­s dhe Vloshtit.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Ora 11:37

Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! Pamjet nga ajri tregojnë zonën e djegur (VIDEO)

Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë.

Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat.

“50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Read more:Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Ora 08:02

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #Automjete #Durres #flakë #helikopter #Helikopteri #krujë #Kurbin #Malore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by