Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Kërcënimet e Vuçiç, BE paralajmëron zyrtarët serbë: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk ndihmojnë normalizimin
Politikë

“Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Kërcënimet e Vuçiç, BE paralajmëron zyrtarët serbë: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk ndihmojnë normalizimin

• 11 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper, tha më 11 gusht në një konferencë për media se çështjet e hapura ndërmjet dy palëve mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

“Gjithashtu rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”, tha Hipper.

Read more:“Rama shporru!”/ “Ka rënë kolera e dijes!”, profesori Lush Susaj thirrje nga protesta maturantëve: Mos e braktisni Shqipërinë! Pedagogët që s’e kanë ngrënë çorbën e korrupsionit të vinë në shesh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra nga zyrtarët në Kosovë dhe u pasua edhe nga një përplasje publike ndërmjet zyrtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit.

Read more:Fier/ Thahet lumi Gjanica, dalin në pah mbeturinat! Nis puna për pastrimin e shtratit (VIDEO)

Rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.

Uji nga sistemi i Ujmanit dhe Ibër-Lepencit furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, të cilat prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët që kanë folur më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se devijimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundshëm, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do t’i shkaktonte dëme Kosovës, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Read more:“Po mos të ishte News24, protesta do të ishte shuar”/ Shqiptari nga Gjermania ia numëron Ramës: Na ka vjedhur! Kjo është mundësia e fundit për ndryshim

Serbia është nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin e rrjedhave ujore ndërkombëtare për qëllime të tjera përveç lundrimit.

Kjo konventë përcakton, mes të tjerash, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, si dhe detyrimin për të mos u shkaktuar dëme të konsiderueshme shteteve të tjera. Kosova nuk është palë në këtë konventë, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara./REL/

Lexo edhe
Politikë

VIDEO- “Liqeni Artificial, plazh urban. “Jo” presion administratës”! Rama dje dhe sot, shumë larg premtimeve kur ishte në opozitë

Politikë

“Rama jepe dorëheqjen!”/ 73 ditë qëndresë në Bulevard, protestuesit të vendosur deri në largimin e qeverisë

Tags: #Aleksandar vuçiq #Bashkimi evropian #Evropa #Kosova #kosove #Lumi #media #Obiliq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO- “Liqeni Artificial, plazh urban. “Jo” presion administratës”! Rama dje dhe sot, shumë larg premtimeve kur ishte në opozitë
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ 73 ditë qëndresë në Bulevard, protestuesit të vendosur deri në largimin e qeverisë
  • Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore
  • “Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum
  • “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti
Nga të njëjtat tag-e
  • Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi
  • Kosovarët zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 45 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 11 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO- “Liqeni Artificial, plazh urban. “Jo” presion administratës”! Rama dje dhe sot, shumë larg premtimeve kur ishte në opozitë

“Nuk do të ketë presione ndaj nëpunësve të shtetit”!”. Ky ka qenë togfjalëshi që shpesh herë Rama lakonte…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen!”/ 73 ditë qëndresë në Bulevard, protestuesit të vendosur deri në largimin e qeverisë

Prej 73 ditësh vijojnë protestat e “Revolucionit të Flamingove” kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit janë rikthyer sërish…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Deklaratat e Vuçiç/ Deputetja e PD kritika edhe për Ramën: Diplomacia nuk matet me numrin e batutave. Mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë politikë shtetërore

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar në Facebook për qëndrimet ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by