Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aktivistja turke u arrestua në Shqipëri, avokatët përpiqen të ndalin ekstradimin drejt Turqisë, flet partneri: Nëse përfundon në burg nuk do ta shohim më!
Kronikë

Aktivistja turke u arrestua në Shqipëri, avokatët përpiqen të ndalin ekstradimin drejt Turqisë, flet partneri: Nëse përfundon në burg nuk do ta shohim më!

• 13 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një javë pushimesh në Shqipëri u kthye në fillimin e një beteje të gjatë ligjore për Jülide Yazici, aktivisten turke dhe refugjaten politike që jeton në Francë. E arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Tiranës, 32-vjeçarja ndodhet në burg në pritje të shqyrtimit të kërkesës së Turqisë për ekstradim, ndërsa partneri i saj, avokatët dhe organizata të shumta në Francë po kërkojnë lirimin e saj dhe kthimin në Francë.

Ajo po tregohet e fortë. Të paktën kështu beson partneri i saj, Remy Durand. Julide Yazici, 32 vjeçe, u arrestua më 4 gusht në aeroportin e Tiranës, ku kishte mbërritur për të kaluar një javë pushime me motrën.

Me origjinë turke, pedagogia e filozofisë jeton në Francë që prej vitit 2017 dhe në shtator 2021 fitoi statusin e refugjates politike. Nga janari 2025 deri në shkurt 2026 ajo dha mësim në liceun “Blaise-Pascal” në Segré-en-Anjou-Bleu, ku njohu edhe partnerin e saj, Rémy Durand. Së fundmi ishte vendosur në Tours, ku do të niste studimet e doktoraturës në filozofi.

Sipas Durand, Julide Yazici, u largua nga Turqia pasi kishte kaluar disa muaj në burg, e akuzuar për bashkëpunim logjistik me terrorizmin. Ai thotë se e vetmja “fajësi” e saj ishte se kishte strehuar për një natë një kundërshtar të regjimit të Rexhep Tajip Erdogan, me kërkesën e një mikeshe.

Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet turke lëshuan ndaj saj një njoftim të kuq të Interpolit. Durand e cilëson këtë masë si të pajustifikuar. Njoftimi i kuq shërben për lokalizimin dhe arrestimin e përkohshëm të një personi në pritje të ekstradimit, por nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar.

Read more:“Kam humbur dy fëmijë te Koço Gliozheni, mjeku më kërkoi para për anestezistin”, emigranti nga protesta: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Jülide Yazici kishte udhëtuar edhe dy vite më parë në Shqipëri për pushime, pa hasur probleme. Sipas partnerit të saj, ajo nuk kishte dijeni se ndaj saj ishte lëshuar një njoftim i kuq.

“Kjo situatë do të zgjasë me muaj”

Pas arrestimit, Jülide Yazici u mbajt në paraburgim deri më 7 gusht. Që atëherë ajo ndodhet në burg, ndërsa autoritetet shqiptare shqyrtojnë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e saj.

Avokatët e saj në Francë, Shqipëri dhe Turqi po ndërmarrin hapa për të kërkuar heqjen e njoftimit të kuq dhe lirimin e saj.

“Kjo do të zgjasë me muaj. Edhe në rastin më të mirë, ajo nuk do të mund të kthehet në Francë para nëntorit ose dhjetorit”, thotë Durand, duke shtuar se përpjekjet e deritanishme pranë autoriteteve nuk kanë dhënë rezultat.

Kërkesa që ajo të vendosej në arrest shtëpie në Shqipëri është rrëzuar në shkallën e parë. Vendimi pritet të shqyrtohet në apel.

Read more:Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa provinca, 12 persona të plagosur

Sipas njerkës së Jülide Yazici, e cila jeton në Segré, klima politike mund të ndikojë në vendimin e gjykatës.

“Kjo do të varet nga dëshira për t’i bërë qejfin Turqisë ose nga fakti që Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2030”, u shpreh ajo.

“Gjendja e saj shpirtërore është e mirë”

Një tjetër përpjekje është duke u zhvilluar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme franceze, me synimin që autoritetet franceze të kërkojnë zyrtarisht që Jülide Yazici t’u dorëzohet atyre.

Read more:Beqiraj sot në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi central bërthamor nga ushtria franceze

“Nëse Jülide ekstradohet në Turqi, ajo do të përfundojë në burg dhe nuk do ta shohim më”, tha njerka e saj.

Megjithatë, partneri i saj shprehet optimist pas bisedave që ka pasur me të.

“Ajo ka kaluar gjëra edhe më të vështira. Prandaj, për aq sa di unë, gjendja e saj shpirtwrore është e mirë. Ajo dëshiron ta shfrytëzojë këtë kohë për të nisur punën për doktoraturën”, tha ai.

Jülide Yazici nuk i ka fshehur kurrë bindjet e saj politike. Ajo është anëtare e Bashkimit për Rindërtimin Komunist (URC) dhe nga Franca ka vijuar aktivitetin kundër regjimit të Erdogan. Gjithashtu është autore në revistën turke

“Teori dhe Politikë”.

Julide Yazici nuk i ka fshehur kurrë bindjet e saj politike. Ajo është anëtare e Unionit për Rindërtimin Komunist (URC).

Read more:E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)

Edhe nga Franca, kundërshtarja politike vazhdon të jetë aktive kundër regjimit të Erdo?an. Ajo shkruan për revistën turke “Terrori ve Politika” (Teori dhe Politikë).

Ndërkohë është krijuar një komitet mbështetës me emrin “Liri për Julide”. Komiteti u bën thirrje njerëzve të firmosin një peticion mbështetës përmes Framaforms dhe është aktiv edhe në Facebook dhe Instagram, ku publikon informacionet mbi aksionet dhe mobilizimet në mbështetje të saj.

Është hapur gjithashtu një mbledhje fondesh në GoFundMe për të ndihmuar në financimin e procedurave ligjore dhe përpjekjeve për lirimin e Julides.

Rémy Durand ka kontaktuar edhe ish-kolegët e saj në gjimnazin publik të Segré, me qëllim që lajmi për arrestimin e saj të përhapet.

Read more:Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

Organizata të ndryshme kërkojnë lirimin e saj

Mbështetje për refugjaten politike kanë shprehur organizata dhe forca të ndryshme politike, ndër të cilat Partia e Re Antikapitaliste 49 (NPA 49), URC e Indre-et-Loire dhe Federata Sindikale Studentore.

Kjo e fundit u bën thirrje universiteteve, pedagogëve, studiuesve, doktorantëve dhe studentëve që të kërkojnë menjëherë lirimin e Jülide Yazici.

“Ne kërkojmë kthimin e saj të menjëhershëm në Francë dhe ndërprerjen e të gjitha procedurave penale ndaj saj”, deklaron organizata./OuestFrance

Lexo edhe
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Tags: #Arrestimit #Burg #Ekstradim #Facebook #Franca #Instagram #julide yazici #Recep tayyip erdogan #turqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • “Debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë”, Rama komenton para europarlamentarëve protestat për dorëheqjen e tij: Jeni argëtuar me flamingot, por…
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by