Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Debati i Ramës me kryebashkiakët/ “Si mbledhjet e celulave komuniste!”, reagon PD, Kedhi: Kryeministri në panik, shpërthen ndaj të vetëve
Politikë

Debati i Ramës me kryebashkiakët/ “Si mbledhjet e celulave komuniste!”, reagon PD, Kedhi: Kryeministri në panik, shpërthen ndaj të vetëve

• 13 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët socialistë të bashkive në Kuç të Vlorës, duke e cilësuar atë si një “seancë kërcënimesh dhe sharjesh” dhe jo si një proces konsultimi për reformën territoriale.

Sipas Kedit, Rama kishte thirrur kryetarët e bashkive për konsultim mbi ndryshimet e propozuara në hartën territoriale, por takimi, sipas tij, u shoqërua me tensione dhe disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë mbledhjes. “Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh”, deklaroi Kedhi.

Ai e krahasoi situatën me “mbledhjet e celulave komuniste”, duke akuzuar kryeministrin se po përballet me rritje të kundërshtimit ndaj reformës territoriale. Sipas nënkryetarit të PD-së, në disa bashki dhe komunitete, përfshirë Poliçanin, Selenicën, Divjakën dhe Dimalin, qytetarët po kundërshtojnë ndryshimet e propozuara dhe po organizojnë protesta.

Read more:Ish-mësuesi nga sheshi “Skënderbej”: Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë, iu ka marrë mendët paraja!

Kedhi pretendon gjithashtu se kundër shkrirjes së disa bashkive kanë votuar unanimisht edhe këshilla bashkiakë, duke e cilësuar këtë si shenjë të pakënaqësisë edhe brenda strukturave vendore të Partisë Socialiste. “Problemi për Ramën nuk është reforma territoriale. Problemi është se, pas vitesh presioni, arrogancë dhe kontrolli absolut, njerëzit kanë filluar t’i thonë jo. Madje po i thonë jo edhe të tijtë”, u shpreh ai.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:

Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh. Disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë.

Read more:Dita e shtatë e protestës në Divjakë, banorët: Bashkia të mos shkrihet me Lushnjen, digjen simbolikisht “teserat” e PS

Kështu i koncepton dëgjesat Edi Rama. Kur sillet kështu me të zgjedhurit, imagjinoni çfarë bën me ata që ka emëruar vetë. Për njerëzit e thjeshtë nuk keni nevojë të lodhni imagjinatën, sepse e keni parë me zë dhe figurë si i fyen dhe poshtëron.

Kjo skenë, si në mbledhjet e celulave komuniste, ku bashkëpunëtorët përjashtoheshin nga mbledhja dhe partia, dhe pastaj ‘dekoroheshin’ me një plumb, tregon Ramën në panik.

Në Poliçan, në Selenicë, në Divjakë, në Dimal dhe në komunitete të tjera, qytetarët po kuptojnë se nuk janë të dënuar të pranojnë çdo vendim që vjen nga Tirana.

Read more:Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet

Po kundërshtojnë. Po protestojnë. Po flasin. Po vrasin frikën. Dhe pikërisht këtë Rama nuk e duron dot. Një dekadë propagandë, trysni, presion, po shkërmoqet. Milionat e hedhura për patronazhim dhe grabitje zgjedhjesh, e kupton se nuk mjaftojnë më.

Qytetarët, përfshirë dhe socialistë, po e refuzojnë autokracinë, arrogancën dhe përbuzjen që ai shfaq për ta. Disa këshilla bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër shkrirjes.

Read more:Kryeministri e sulmoi gjatë intervistës/ Gazetarja e CNN publikon SMS-të e protestuesve për Ramën: Ka dështuar si kryeministër

Problemi për Ramën nuk është reforma territoriale. Problemi është se, pas vitesh presioni, arrogancë dhe kontrolli absolut, njerëzit kanë filluar t’i thonë jo. Madje po i thonë jo edhe të tijtë. Dje pamë reagimin e tij, harbutërinë ndaj njerëzve që janë të zgjedhur vendorë, jo nëpunës të Kryeministrisë.

Por ka edhe një absurditet tjetër. Pas gjithë kësaj, propaganda qeveritare na thotë se Edi Rama ‘ka nisur konsultimet’. Konsultimet për çfarë? Për një hartë elektorale që e ka bërë pa pyetur kënd? Për bashki që i ka shpallur publikisht se do t’i shkrijë? Për një vendim politik që ua ka urdhëruar komuniteteve dhe tani kërkon prej tyre ta pranojnë?

Ky nuk është konsultim. Konsultimi nuk bëhet për të bindur qytetarin për një vendim të marrë më parë. Konsultimi bëhet që mendimi i qytetarit të ndikojë te vendimi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore kërkon konsultimin paraprak të komuniteteve për ndryshimin e kufijve dhe konsultimin e autoriteteve vendore, në kohën e duhur, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt.

Read more:U lirua nga qelia, Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit

Partia Demokratike ka një koncept krejt tjetër për pushtetin vendor. Ne besojmë te decentralizimi i kompetencave dhe financiar, jo te përqendrimi i pushtetit. Te bashkitë dhe shërbimet pranë qytetarit, jo te bashkitë gjigante larg tij. Te komuniteti që vendos për veten dhe ruan identitetin e vet, jo te Kryeministri që vendos për çdo komunitet.

Këto parime ndajnë dhe qytetarët kudo në Shqipëri. Ndaj sot vendi është ngritur në protestë. Shqiptarët po humbin frikën dhe kanë kuptuar se zëri i tyre ka vlerë dhe një Shqipëri tjetër është e mundur. Ne jemi ne krah te qytetareve dhe komuniteteve ne betejen e tyre për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen. Dje në Kuç nuk pamë forcën e Edi Ramës. Pamë panikun e dordolecit në krye të arës që nuk tremb më askënd.

Lexo edhe
Politikë

Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën (VIDEO)

Politikë

Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO)

Tags: #dimal #Divjakë #Edi Rama #Grabitje #Komuniteti #Kushtetuta #Partia Demokratike #Përqendrimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën (VIDEO)
  • Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO)
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
Nga të njëjtat tag-e
  • Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO)
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën (VIDEO)

Në Njësinë Administrative Libonik ka nisur procesi i konsultimit publik për reformën e re administrativo-territoriale, ku Bashkia Maliq…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO)

Agron Jemini, një prej protestuesve që prej javësh shfaqet në shesh me flamurin shqiptar në duar, thotë se…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit

Një zjarr përfshiu Priskën e Madhe në Tiranë. Si pasojë e flakëve u dogjën sipërfaqe toke. “I bëj…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by