Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet
Sociale

Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet

• 1 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se përveç vështirësive për të marrë shërbime, do ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e qyteteve.

***

Pak orë pasi punonjësit e Bashkisë së Klosit bojkotuan punën në shenjë proteste kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Matin, edhe banorët dolën në mbrëmje në protestë. Ata i druhen përkeqësimit edhe më tej të shpopullimit si dhe ndikimeve negative në arsim dhe ekonomi.

Edhe banorët e Dimalit, mes të cilëve edhe fëmijë protestuan kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Beratin me thirrjet “Mos e prekni Dimalin”.

Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Përrenjasit për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Librazhdit. Banorët e Divjakës, përfshirë kryebashkiakun Josif Gorrea dolën kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Lushnjën.

Read more:Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

Edhe qytetarët e Patosit kundërshtuan mundësinë që bashkia e tyre të shkrihet në një me Fierin.

Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës do tëbashkohet me Vlorën. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se do të shoqërohet me një sërë problematikash.

“Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet“,- shprehen ata.

Edhe Leonard Hide kryetari socialist i Bashkisë së Libohovës, e cila sipas hartës së propozuar nga PS, bashkohet me Gjirokastrën, kundërshtoi këtë projekt dhe i bëri thirrje deputetëve të mos e miratojnë atë.

Read more:Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre

“Deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim. Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA”, shprehet ai në një reagim publik.

Protesta gjatë pasdites pati edhe në Memaliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:37

Reforma Territoriale/ Qytetarët e Memaliajt kundërshtojnë ‘shkrirjen’ me Bashkinë Tepelenë

Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.

Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.

Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .

I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .

Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore.

Read more:Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë! 8 muaj burg secilit, u konvertohet në shërbim prove e liri me kusht

Ora 20:35

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër një bashkie të përbashkët me Lushnjen

Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.

Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori.

Read more:Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki! Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër: Na largoni shërbimet, fshatrat do braktisen

Ora 20:31

Reforma Territoriale/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre.

Ora 19:33

Reforma Territoriale/ Banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat

Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.

Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:
Sipërfaqja: 357.48 km²
Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).
Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit.
Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Tags: #automjet #Berat #debate #dimal #Divjakë #Ekonomi #Femije #Instat #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)
  • Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë
  • Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit
  • Ministrja Spahiu kërkon forcimin e shërbimeve sociale: Të shkojnë aty ku janë nevojat e qytetarëve
  • Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak
Nga të njëjtat tag-e
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • SHISH “ndezi” Kuvendin/ Debate mes mazhorancës dhe opozitës, tensione e përplasje mes policisë e qytetarëve. Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Ministria e Brendshme
  • Kuvendi “zien” me debate për skandalin me Vlora Hysenin, deputetja e PS larg “stresit”, bën shopping online (VIDEO)
  • Sërish tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 15 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kryeqytet, me synim përmirësimin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Regjistrimet në Universitetin e Elbasanit vijojnë, me disa degë që kryesojnë listën e preferencave, ndërsa programet e mësuesisë…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

Në panairin “Future Tech 2026”, ministri i Brendshëm Ervin Demo e cilësoi identitetin biometrik një nga infrastrukturat më…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by