Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
Kronikë

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 13 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë tymin që ngrihet nga vatrat dhe përhapjen e këtyre të fundit që raportohet të jenë shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës.

Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë ndërhyrë për shuarjen.

Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.

Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Ndërkohë është shfaqur dhe rreziku i gurëve që bien nga mali. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar. Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar, zjarrfikësit tregojnë për Report Tv sfidat me të cilat janë përballur këto ditë dhe si po u bëjnë ballë.

“Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, thotë komandanti Altin Shullazi.

“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet një tjetër.

Një tjetër, Ali Tupi, është me ilaçe në xhep dhe brinjë të dëmtuara. Për banorët, puna e tyre është e pakrahasueshme.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit, por flakët janë rreth 70 metra larg banesave. Megjithatë, janë marrë masat që të mos depërtojë.

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse.

Read more:10 vatra aktive zjarresh në vend/ Situatë kritike në Daias të Tiranës, ndërhyet me 2 helikopterë! Flakët në Parkun Kombëtar të Lurës u afrohen banesave (VIDEO)

Në Dajt, mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha, ku zjarrfikësit po ndihmohen nga 2 helikopterë dhe s’ka rrezik për banesat. Në Përmet, vijon puna në dy vatra, në malin e Nëmerçkës dhe në Dhëmbel, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura. Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është në monitorim. Në Vaun e Dejës vijon gjithashtu puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:32

Zjarri në Tiranë, banori nga Gurra e Madhe: Ishte 100 metra larg shtëpive! U larguam dhe u rikthyem kur erdhën zjarrfikësit

Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.

-Si ka qenë situata dje me zjarrin?

Alberti: Shumë e vështirë. Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset.

-Te zona që ndodhemi, ka pasur banorë?

Alberti: Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur.

-Sa afër ju ka ardhur zjarri?

Alberti: Gati 100 metra larg.

-Sot jeni rikthyer në banesa?

Alberti: Po.

-Po natën keni fjetur aty?

Alberti: Po, kur erdhi zjarrfikësja u kthyem.

Ora 10:11

Aktive vatra në Perlat-Mirditë, vijon operacioni për shuarjen (VIDEO)

Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.

Sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll.

Ora 09:41

Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi në Krujë s’e braktis detyrën: Do ta bëjmë me zemër (VIDEO)

I lodhur, i sëmurë dhe ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi tregon për Report Tv një foto nga celulari, ku shihet grafia e kraharorit me dëmtimet në brinjë. Nga xhepi nxjerr ilaçet duke thënë se këtë punë e bën me zemër.

Read more:Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Nën mbikëqyrje linja 110 kilovolt dhe ajo e interkonjeksionit (VIDEO)

-Si ndiheni?

Ali Tupi: I lodhur.

-Vetëm i lodhur apo edhe i sëmurë?

Ali Tupi:Të dyja bashkë.

-A jeni vizituar?

Ali Tupi:Po, kam bërë grafi.

-Me gjithë këtë gjendje të rënduar shëndetësore, si vazhdoni punë dhe vazhdoni të jeni lart moralisht? Çfarë ju shtyn?

Ali Tupi:Duhet të vish në punë, do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk.

-Sa ditë keni në punë?

Ali Tupi: Një javë.

Ora 09:36

Zjarret në Krujë, banori shpreh mirënjohje për zjarrfikësit dhe policinë: Nuk kanë të paguar (VIDEO)

Pas disa vatrave që kanë rënë në rrethin e Krujës, banorët shprehen mirënjohës për punën e palodhur të zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.

“Jemi shumë keq, falenderojmë zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë. Nuk kanë të paguar. Na kanë marrë dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia, pasi situata ka qenë shumë keq”, thotë qytetari Haxhi Neziri.

Ora 09:32

Zjarret/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive! 1100 forca në terren, 3 helikopterë e 2 avionë, 418 hektarë sipërfaqe e djegur

45 vatra raportohen në 24 orët e fundit në vend, prej të cilave 12 aktive dhe 1 në monitorim. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përfshirë 72 automjete, 1100 forca në terren, 5 helikopterë e 2 avionë.

Vatrat janë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau i Dejës. 418 hektarë sipërfaqe janë djegur dhe 250 rrënjë ulliri janë dëmtuar.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim.

Në operacione janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë përfshirë 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operimet 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Operacionet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, me ndërhyrje të koordinuara nga toka dhe ajri.

Read more:Zjarri masiv vijon prej ditësh në Mallakastër, flakët përhapen edhe drejt Patosit dhe Roskovecit! Ndërhyrje nga toka dhe ajri, era e fortë vështirëson punën

Në të gjitha zonat, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi e shuarja sa më e shpejtë e vatrave aktive.

Nga raportimet e deritanishme rezultojnë rreth 418 hektarë sipërfaqe të djegur dhe 250 rrënjë ullinj të dëmtuara.

AKMC dhe të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Ora 09:25

Të sfilitur e të sëmurë, por me kurajë ‘të flaktë’! Komandanti i Zjarrfikëses në Krujë: 5 ditë pa gjumë, do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit (VIDEO)

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.

5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet.

-Prej sa kohësh je këtu?

Altin Shullazi:5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë.

-Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë?

Altin Shullazi:Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet.

-Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë.

Read more:Këlcyrë/ Bagëti të ngordhura në përrua, shqetësim për banorët! Veterinaria: U sulmuan nga ujqërit, s’ka rrezik për epidemi

Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit.

Ora 09:23

Në luftë me flakët, zjarrfikësi në Krujë: Nuk kam hequr këpucët prej disa ditësh (VIDEO)

Zjarrfikësit në Krujë pavarësisht se prej disa ditësh kanë qenë në ‘luftë me flakët thonë se nuk do ta ndalin punën e tyre deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Njëri prej zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret.

“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti.

Ora 09:08

Shfaqet vatër zjarri në Bubq

1786447637_zjarrfiksit.jpg

Foto ilustruese

Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Bubq, për të cilën ka shkuar në ndihmë zjarrfikësja e Vorës.

Ora 09:07

Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e ‘Illyrian Guard’ në terren për shuarjen e flakëve

Trajnimi dhe certifikimi i vullnetarëve të Illyrian Guard u vu sot në provë, pasi në orët e para të mëngjesit ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse në terren për përballimin e zjarrit në zonën e Priskës, pranë Farkës.

Vullnetarët dhanë kontributin e tyre në mbështetje të forcave që menaxhuan situatën, ndërsa në terren ishte edhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili ndoqi nga afër angazhimin e ekipeve.

Të trajnuar për situata emergjente, vullnetarët tashmë janë pjesë e një strukture të gatshme për të ofruar mbështetje konkrete në raste zjarresh dhe emergjencash, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse.

Ora 09:03

VIDEO me dron/ Si paraqitet situata pas zjarrit në Lundër e Priskë

Report Tv ka siguruar pamje me dron që pasqyrojnë situatën e mëngjesit të sotëm pas zjarrit të pasdites së djeshme në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.

Read more:Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)

Intensiteti i flakëve ka rënë ndërsa dy helikopterë janë në veprim për shuarjen e tyre, të ndihmuar edhe nga forcat në terren.

Nuk ka rrezik për banesat, ndërsa mbrëmjen e shkuar zjarri kaloi pranë 3 objekteve të pabanuara.

Ora 08:23

‘Largohu!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali (VIDEO)

Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.

Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!”

Ora 08:08

Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në fshatin Daias, po punohet nga toka dhe ajri (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t’u depërtuar.

Ora 07:40

Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare (VIDEO)

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.

Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione.

Ora 07:32

Lura në flakë prej 3 ditësh, digjet masivi me pishë të zezë! Report Tv sjell pamjet me dron

Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje prej 3 ditësh. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar.

Sipërfaqe të tëra janë djegur, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.

Lexo edhe
Kronikë

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Kronikë

U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #bagëti #Banesa #boje #bubq #krujë #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 14 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi! 7 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3…

• 11 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka,…

• 11 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3…

• 40 minuta më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by