Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Demokratët Europianë’: Qëndrimi në paraburgim i Veliajt, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti i masës së sigurisë, në raport me mandatin e tij si kryebashkiak
Kronikë

‘Demokratët Europianë’: Qëndrimi në paraburgim i Veliajt, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti i masës së sigurisë, në raport me mandatin e tij si kryebashkiak

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) ka shprehur shqetësim për kohëzgjatjen e qëndrimit në paraburgim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ‘Demokratët Europianë’ theksojnë se Veliaj qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit 2025 dhe akuzat zyrtare iu komunikuan vetëm në korrik të të njëjtit vit, pas 163 ditësh në paraburgim.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare respektimin e shtetit të së drejtës, prezumimit të pafajësisë dhe parimit të proporcionalitetit, në procesin ndaj Veliajt.

Read more:Balla replikon me Berishën: Protestuesit duan burgosjen e Saliut, demokratët ta mbështesin këtë kërkesë

‘Demokratët Europianë’ për vendimin e Gjykatës Kushtetuese (e cila ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg) shprehen se vuri në pikëpyetje proporcionalitetin e masës së sigurisë, në raport me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Tiranës.

EDP/PDE e vendos çështjen në një kontekst më të gjerë, duke shprehur shqetësim për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Forumi thekson se do të vazhdojë ta mbajë çështjen nën vëmendje, duke argumentuar se Shqipëria meriton një të ardhme evropiane, demokratike dhe transparente.

Reagimi i plotë i Grupit Politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE):

Read more:Meta kundërshton mbylljen e hetimeve për punonjësit e burgut 313, kërkon në gjykatë rifillimin e çështjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 — gati një vit e gjysmë. Akuzat zyrtare iu komunikuan vetëm në korrik 2025, pas 163 ditësh në paraburgim.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi një rishqyrtim të ri të masës së paraburgimit ndaj tij, duke vënë në pikëpyetje proporcionalitetin e saj në raport me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Tiranës.

Read more:Revolta popullore! Aktivisti: Rama dhe Berisha na kanë zhgënjyer, i duam të dy në burg

Ne i bashkohemi atyre që u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Kjo çështje vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare.

Ne do të vazhdojmë ta mbajmë këtë çështje në vëmendje, sepse Shqipëria meriton një të ardhme evropiane — një të ardhme që të jetë plotësisht demokratike, transparente dhe e përkushtuar fort në luftën kundër korrupsionit, duke garantuar njëkohësisht që drejtësia të ushtrohet gjithmonë me paanshmëri, pavarësi dhe respekt për të drejtat themelore.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Tags: #Burg #Demokratët #Demokratet europiane #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #jetë #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 8 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by