Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’
Sociale

Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’

• 15 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

15 Gushti, festa e Shën Mërisë, është kremtuar edhe këtë vit në Manastirin e Zvërnecit, i cili mban të njëjtin emër.

Besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi, por edhe pushues e qytetarë të shumtë, janë mbledhur në Manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Fjetjen e Shën Mërisë.

Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, shëndet e mbarësi. Manastiri i Zvërnecit, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në jug të vendit, është kthyer edhe këtë vit në një vend pelegrinazhi.

At Jani Tereziu shpjegon se 15 Gushti është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Në këtë ditë mbahen mesha, ndërsa festa njihet ndryshe edhe si “Pashka e Vogël” ose “Pashka e Verës”.

Read more:Akuzat se protesta po tremb turistët, Haxhi Isufi i përvishet Ramës: Hodhët në erë në mes të ditës resortin “Prestige”, ishte plot me pushues që dolën të traumatizuar me brekë – skena si bombardim

“Sot festojmë ndërrimin e jetës së Shën Mërisë, por ngjitjen menjëherë në qiell të saj me gjithë trup”, thotë At Jani Tereziu.

Besimtarë, por edhe qytetarë të shumtë, kanë ndezur qirinj dhe janë falur pranë Manastirit të Zvërnecit, duke uruar njëri-tjetrin për gëzim, shëndet e mbarësi, por edhe duke treguar rëndësinë që kjo ditë e veçantë ka për ta.

“Unë vij nga Greqia, por njëherë në vit vij këtu. Shkojmë në kishë, ndezim qirinj, ndjekim liturgjinë, ikim në shtëpi, gëzohemi dhe kërcejmë”, thotë një besimtare.

Read more:Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

“Festohet duke mbajtur kreshmë 15 ditë, vijmë më 15 gusht, ndezim qirinj”, tregon një tjetër.

Një traditë e kësaj feste është marrja në shtëpi e disa degëve dafinë, të cilat i mbanin në duar shumë besimtarë.

Lexo edhe
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #at jani tereziu #feste #fjetja e shen merise #Greqia #Manastiri i Zvërnecit #pelegrinazhi #pushues #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
Nga të njëjtat tag-e
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 5 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin