Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret në Dibër, Manja apel prokurorëve: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, do i drejtohemi ILD-së për të verifikuar veprimtarinë tuaj! (VIDEO)
Kronikë

Zjarret në Dibër, Manja apel prokurorëve: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, do i drejtohemi ILD-së për të verifikuar veprimtarinë tuaj! (VIDEO)

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti socialist Ulsi Manja, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Lurë, duke kërkuar nga Prokuroria e Dibrës një hetim të shpejtë për të zbuluar shkaqet dhe autorët e zjarrvënies.

Përmes një postimi, Manja shprehet se prej ditësh në Lurë po vijon beteja me flakët, ndërsa në terren janë angazhuar dy avionë dhe mbi 200 forca, përfshirë zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë.

Sipas tij, ndërsa strukturat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit, Prokuroria e Dibrës duhet të tregojë të njëjtën urgjencë në hetimin për shkaqet dhe autorët e zjarreve.

Manja kërkon një hetim të plotë dhe objektiv, duke argumentuar se nuk mjafton vetëm procedimi i zyrtarëve të pyjeve, por sipas tij, duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara drejtësisë edhe personat që kanë shkaktuar zjarret.

Read more:Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe një helikopter në terren për shuarjen e flakëve (PAMJE ME DRON)

Deputeti paralajmëron gjithashtu se, nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit ose prokurores që ka në dorë dosjen.

Postimi i Ulsi Manjës:

LURA DIGJET. PROKURORIA E DIBRËS DUHET TË ZGJOHET!

Prej ditësh Lura po digjet. Dy avionë dhe mbi 200 forca (zjarrfikës, Bashkia Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë) po luftojnë me flakët për të shpëtuar një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë.

Read more:DETAJE/ SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Por ndërsa në terren jepet gjithçka, Prokuroria e Dibrës nuk po tregon të njëjtën urgjencë për të zbuluar kush e vuri zjarrin.

Policia dhe institucionet e tjera duhet të kenë mbështetjen e menjëhershme dhe të plotë të prokurorisë. Duhet hetim i shpejtë, i gjithanshëm dhe objektiv – vatër pas vatre – deri te autorët e vërtetë. Nuk mjafton të procedohen vetëm zyrtarë të pyjeve. Duhet të gjenden zjarrvënësit.

Dibra është ndër zonat me kriminalitetin më të ulët. Nuk ka sot çështje më urgjente sesa kjo katastrofë mjedisore.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë dy helikopterë (VIDEO)

Kërkoj publikisht që Prokuroria e Dibrës të mbështesë pa rezervë Policinë e Shtetit dhe t’u shkojë deri në fund autorëve. Nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit/es që ka dosjen.

Askush nuk është mbi përgjegjësinë.

Zjarrfikësit po bëjnë detyrën.

Ushtria po bën detyrën.

Policia duhet të ketë çdo mbështetje.

Është koha që edhe Prokuroria e Dibrës të bëjë të sajën.

Lexo edhe
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Tags: #Diber #Emergjencat Civile #ild #lure #Policia #Prokuroria #ULSI MANJA #ushtria #zjarr #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 5 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 8 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by