Moderatorja dhe gazetarja Ola Bruko ka reaguar ndaj fake news që qarkulloi në rrjetet sociale këtë pasdite, ku aludohej për një largim të mundshëm të saj nga News24.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bruko i ka cilësuar këto pretendime si “sajesa të stisura”. Ajo thekson se nesër do të jetë prej orës 13:30 me programin informativ në News24, duke shtuar se do të jetë pjesë e televizionit edhe sezonin në vijim.
“Një ditë mungova në ekran dhe u bë nami, u sajua deri largimi im nga News24! Janë thjesht sajesa të stisura”, shkruan Bruko.
Ajo ka konfirmuar se do të rikthehet në ekran ditën e nesërme, në orën 13:30, ndërsa ka bërë të ditur se do të vijojë të jetë pjesë e News24 edhe gjatë sezonit të ardhshëm. “Shihemi nesër si çdo ditë në orën 13:30 në programin e drekës. Do shihemi dhe gjithë sezonin gjithashtu! News24 është shtëpia ime”, përfundon ajo.
Read more:‘Festë të bekuar’, kryeministri Rama uron besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë
Reagim i moderatores, Ola Bruko:
Nje dite mungova ne ekran (sot e diel) dhe u be nami, u sajua deri largimi im nga News24!!
Jane thjesht sajesa te stisura.
Shihemi neser si cdo dite ne oren 13:30 ne programin e drekes. Do shihemi dhe gjithe sezonin gjithashtu! News24 eshte shtepia ime




