Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë, policia: Gjendet edhe kallashnikovi (EMRI+VIDEO)
Kronikë

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë, policia: Gjendet edhe kallashnikovi (EMRI+VIDEO)

• 18 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Në pranga ka rënë Argys Kalsi.

Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga vendi. Në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi ështe arrestuar menjëherë nga blutë.

Në fakt, policia prej disa ditësh e kishte identifikuar të riun si autor i ngjarjes, por nuk e kishte arrestuar pasi e kishin ndjekur dhe përgjuar në mënyrë që të arrestojnë dhe autorin e dytë, për të cilin po punohet për identifikimin e tij.

Policia bën me dije se më 6 gusht, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza. Tri ditë më vonë, gjeti të hedhur në një liqen në fshatin Qinam edhe motorin e përdorur nga dy autorët, me të cilin ata u arratisën duke përdorur rrugët periferike të Kamzës dhe shmangur ato kryesore.

Read more:“Arrestuan vajzat që protestojnë dhe Belinda që plaçkit taksat është e lirë”/ Kokaj: Teksa ne dhunohemi Bashkia Vlorë po u jep tokat oligarkëve

Në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, autorët hynë të maskuar e me kallashnikov, kanosën punonjësen dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:52

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan/ Policia zbulon detaje nga hetimet, autorët përdorën maska silikoni për të fshehur identitetin

35-vjeçari Argys Kalsi është vënë në pranga si një prej autorëve për grabitjen e ndodhur më 5 gusht në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Policia bën me dije se gjatë periudhës së hetimit, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza.

Read more:Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)

Maskat e silikonit duken tejet reale dhe imitojnë fytyrën e njeriut.

Më herët, Report Tv ka raportuar se ishte gjetur motori i përdorur nga autorët për t’u arratisur, i hedhur në një liqen në fshatin Qinam.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026.

Read more:Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar.

Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.

35-vjeçari Argys Kalsi, një prej

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Read more:Shkodër/ U konfliktuan dhe qëlluan armë për të kanosur njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët! Një në kërkim (EMRAT+VIDEO)

-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Read more:Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

Tags: #argjendari luani #Argys Kalsi #Armë #Grabitje #kallashnikov #Kryesore #Laç #motomjet #paskuqan #qafe thane #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
  • Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
  • Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
  • Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
  • “Do t’i dalim zot vendit! Ramën nuk e duan as socialistët”/ 81 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 61 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 24 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion 6 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

DURRËS- Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit,…

• 21 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)

SARANDË– 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz…

• 52 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by