Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome
Kronikë

SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome

• 18 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte u gjet i vrarë 20-vjeçari portugez Miguel Mendes, rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 70-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej 100 mijë lekësh.

Të dhënat e siguruara nga Report TV, zbulojnë se pensionistja e angazhuar në biznes, është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.

Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez.

Read more:Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.

Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.

Read more:“Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat”/ Protestuesit thirrje kryeministrit: Ju erdhi fundi!

Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome. Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”.

Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe

Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët

Kronikë

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)

Tags: #Bekim Bulica #Biznes #Blerim Bulica #Burg #droge #kade bulica #Ksamil #miguel mendes #Principotes Ksamil #trafik droge #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
  • Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
  • Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)
  • Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)
  • “Portugezin e vrau mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti”/ Berisha për ngjarjen te “Principotes”: Turizmi në Sarandë, nën kthetrat e krimit
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët

Tiranë – Një sherr i mundshëm mes disa të miturve (13-17 vjeç) është parandaluar këtë të mërkurë nga…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)

SARANDË– Një grup turistësh francezë, mes tyre 21-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes, kishte mbërritur në…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)

Fluksi i emigrantëve që po kthehen në vend ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Arbrit, ku…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by