Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

• 18 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ksamil –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar francez u gjet i vdekur në shezlongët beach barit ‘Principotes’ në zonën bregdetare të Ksamilit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se turisti Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt për një vajzë me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë.

Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta ku dhe 29-vjeçaro dyshohet se e ka goditur me thikë.

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratisja ka zgjatur vetëm disa orë. Vata u kap nga blutë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një makine

Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge me pesë vite burg. Ndërkohë rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Read more:Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” njoftoi sot policia.

Pas vrasjes, pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Ksamil shprehen se janë të tronditur pasi është një zonë e sigurt. Të tjerë thonë se ky është një krim, ndërsa theksojnë se kanë frikë nga reagimi i fëmijëve për një ngjarje të tillë.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:31

U vra nga truproja i ‘Principotes’ pas një konflikti për një vajzë, i riu kishte ardhur për një festë me Dj francez (VIDEO)

Miguel Mendes, 20-vjeçari francez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.

Read more:Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)

Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francez, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Ora 10:24

Vrau francezin në Ksamil, arrestohet në Levan autori! Ishte fshehur brenda një bagazhi makine (VIDEO)

Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 20-vjeçarin francez.

29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.

Ora 10:11

I riu francez u vra me thikë nga truproja/ Ky është ‘Principotes’, kompleksi buzë detit në Ksamil

Një 20-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.

Me një restorant dhe një bar gjigant në një nga plazhet më të lakmuara të Ksamilit, përballë ‘Tre Ishujve’, vendi mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit.

Read more:Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide

Ora 09:37

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, si t’ia shpjegojmë fëmijëve (VIDEO)

Disa pushues që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 20-vjeçarit me thikë.

Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

“Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.

Read more:Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

Ora 09:04

U vra me thikë nga 29-vjeçari në Ksamil, ky është vendi ku u gjet trupi i të riut francez (VIDEO)

Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 20-vjeçari francez.

Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Migel Mendes.

Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim.

Ora 07:47

I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

Foto: Sokrat Vata

Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.

Read more:Alessandra Ambrosio mahnit me bikini në Bali, fansat aludojnë për fejesë sekrete

Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.

Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)

Kronikë

Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Tags: #angli #Arratisje #automjet #Bagazhi #banese #Ksamil #Migel Mendes #sarande #Sokrat Vata #Vlore #vrasje me thike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)
  • Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)
  • Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
  • Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e turistit në Ksamil dhe sherri në Sarandë/ Belind Këlliçi: Rama, bandat e grupet kriminale i ka pasur vazhdimisht shtabet e tij elektorale
  • Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)
  • Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
  • Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 30 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)

Një shtëpi private është djegur nga zjarri që ra në zonën e rrugës “Njazi Meta”, poshtë zonës së…

• 57 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Dy varka turistike janë përplasur mesditën e sotme, teksa transportonin turistë nga Komani në drejtim të Lumit të…

• 57 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë në ‘luftë’ me flakët! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by