Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret në vend, 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret në vend, 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë (VIDEO)

• 20 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

35 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga të cilat 5 janë aktive dhe 3 po mbahen nën monitorim, informoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë të Tiranës, Lufaj të Mirditës, Tërbun-Gojan të Pukës, Gurë-Lurë të Dibrës, Gjorm i Sipërm në Malësi të Madhe dhe Tunjë e Re, Gramsh.

Pas një nate në luftë me flakët kemi një përmirësim të situatës në Tërbun-Gojan. Si pasojë e rrezikut të afrimit të flakëve pranë banesave, një familje u evakuua.

Në terren janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Read more:Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…

Dajt, Tiranë – vijon puna për shuarjen e zjarrit, sot me mbështetjen e 30 efektivëve të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e Priskës është në kontroll.

Lufaj, Mirditë – vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Tërbun-Gjegjan-Gojan, Pukë –situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit u evakuua një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.

Gjorm i Sipërm, Malësi e Madhe –vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH.

Read more:Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

Tunjë e Re, Gramsh – vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për zonat e banuara.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:29

Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat

1787214895_lufajzjarr.jpg

Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.

Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.

Read more:Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)

Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.

Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.

Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe
Kronikë

Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun

Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Tags: #Automjete #dajt #Familje #Forcat e Armatosura #gjegjan #gramsh #jetë #Kryesore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
Nga të njëjtat tag-e
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv është diskutuar mbi përplasjen mes Erion…

• 11 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Stuhia që ka përfshirë vendin, me ere të fortë dhe shi të fortë ka shkaktuar dëme kryesisht në…

• 1 ditë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin