Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. A ka jetë në Mars? Fotoja e NASA-s po bën xhiron e rrjetit, një krijesë e çuditshme duket sikur lëviz mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq
Teknologji

A ka jetë në Mars? Fotoja e NASA-s po bën xhiron e rrjetit, një krijesë e çuditshme duket sikur lëviz mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq

• 21 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një foto e kapur nga roveri Curiosity i NASA-s në Mars ka rikthyer diskutimet për mundësinë e ekzistencës së jetës në Planetin e Kuq.

Në fotografi shfaqet një formë e vogël, e cila në pamje të parë duket sikur ka një trup dhe dy këmbë të holla.

Imazhi është regjistruar më 20 gusht 2023, ndërsa Curiosity po fotografonte peizazhin shkëmbor të Marsit. Në disa fotografi të marra më pak se një minutë më herët, kjo formë nuk duket, duke shtuar pikëpyetjet rreth origjinës së saj.

Read more:Vijojnë punimet në shkollën ‘Demir Gashi’ në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO)

Fotografia është bërë sërish virale në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë ngritur teori të shumta. Disa e kanë përshkruar formën si një “kandil deti” apo objekt të ngjashëm me UFO-n, ndërsa të tjerë kanë sugjeruar se mund të jetë thjesht një defekt i kamerës, një efekt optik ose një element i terrenit marsian.

Studiuesi Jean Ward, e ka shpërndarë gjithashtu imazhin, duke e cilësuar formën si një objekt në formë kandili deti. Ndërkohë, komentues të tjerë në rrjet kanë hedhur ide nga më të ndryshmet, duke e krahasuar atë edhe me një dordolec apo me një “tripod”.

Read more:‘Rrëfim’ historie, merr formë muzeu kombëtar i Lundrimit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)

Megjithatë, nuk ka prova që figura të jetë një krijesë apo formë jete jashtëtokësore. Fakti që nuk shfaqet në imazhe të tjera të së njëjtës zonë e bën të pamundur të përcaktohet nga fotografitë nëse objekti ka lëvizur apo nëse bëhet fjalë për një artefakt të imazhit.

Curiosity është në Mars që prej vitit 2012 dhe ka si një nga objektivat kryesore të misionit të tij të përcaktojë nëse planeti ka pasur ndonjëherë kushte të përshtatshme për jetë mikrobike. NASA thekson se kërkimi lidhet kryesisht me gjurmët e jetës së lashtë mikrobike, jo me zbulimin e krijesave të gjalla në sipërfaqe.

Read more:“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

Ndërkohë, kërkimet e NASA-s me roverin Perseverance kanë prodhuar të dhëna më konkrete. Në shtator 2025, NASA njoftoi se një mostër shkëmbi e marrë nga një shtrat i lashtë lumi në kraterin Jezero përmban “biosignatura potenciale” – shenja që mund të kenë origjinë biologjike, por që kërkojnë studime të mëtejshme për të konfirmuar ose përjashtuar lidhjen me jetën.

Pra, ndërsa figura misterioze në fotografinë e Curiosity vazhdon të ushqejë teoritë në internet, ajo nuk përbën dëshmi për jetë në Mars. Për momentin, ajo mbetet një objekt i paqartë në një imazh të sipërfaqes së Planetit të Kuq.

Lexo edhe
Teknologji

Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte

Teknologji

WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri

Tags: #defekt #Deti #Foto #Fotografi #Fotografia #Internet #jetë #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 6 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte

OpenAI ka vendosur të tërhiqet nga publikimi i modelit të ri të inteligjencës artificiale, GPT-6.1 Astra e shkak…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri

WhatsApp ka nisur të testojë një funksion të ri të quajtur “Restricted Chat”, i cili synon të ofrojë…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje

Më shumë se një mijë vjet përpara se Bluetooth të bëhej emri i teknologjisë që lidh pa tel…

• 4 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by