Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘I dashur e i respektuar’, e shkuara e portugezit që u vra në Ksamil: Njihej si ‘Milton’, ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kronikë

‘I dashur e i respektuar’, e shkuara e portugezit që u vra në Ksamil: Njihej si ‘Milton’, ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

• 22 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Media franceze Nice Matin ka publikuar detaje mbi jetën e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që u vra të martën e 18 gushtit në kompleksin luksoz ‘Principotes’ teksa ndodhej me pushime në Ksamil.

I riu ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare dhe kishte ndjekur shkollën Vernier, përpara se të vendosej në lagjen Gambetta.

Në shoqatën La Semeuse, 20-vjeçari njihej nga të gjithë me nofkën e tij, “Milton”. Lajmi i vrasjes së tij me thikë nga Sokrat Vata, punonjës i kompleksit, ishte tronditës për komunitetin.

“U informova mjaft shpejt”, tregon Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës. I riu ndiqej dhe mbështetej nga ekipet e qendrës sociale La Ruche, në rrugën Trachel, ku merrte pjesë në aktivitetet e posaçme për adoleshentët dhe të rinjtë. “Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, tregon Christophe Tassano.

Read more:U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm

Shqipëria nuk duhej të ishte destinacioni i pushimeve për Mendes. Miltoni dhe miqtë e tij kishin një tjetër plan. Ata duhej të niseshin për në Spanjë më 26 gusht, në kuadër të programit “Sac à dos”, të organizuar nga fondi i ndihmave familjare. Por, për shkak të vonesave në organizimin e këtij udhëtimi, grupi vendosi të udhëtonte me paratë e veta drejt Shqipërisë, pa hequr dorë nga udhëtimi për në Spanjë. Sipas Christophe Tassano, mësuesit ishin përpjekur t’i bindnin që të mos shkonin në Shqipëri.

Që prej tragjedisë, këta të fundit janë mobilizuar menjëherë për të mbështetur familjen. Drejtoresha e qendrës sociale La Semeuse po ofron mbështetjen e saj gjatë kësaj situate të dhimbshme. Edhe Metropoli Nice Côte d’Azur është vënë në dijeni dhe ka angazhuar ndërmjetësit për qetësinë publike.

“Ne gjithashtu i drejtojmë personat që kanë nevojë drejt shërbimeve të ndihmës dhe mbështetjes për viktimat, të ngritura në bashkëpunim me Metropolin”, shpjegon Christophe Tassano. Bëhet fjalë për Qendrën e Pritjes së Viktimave. “Ekipi i parandalimit të specializuar ka forcuar praninë në zonat e prekura dhe mban një lidhje të ngushtë me të rinjtë, përfshirë edhe ata që ndodheshin me Miltonin në Shqipëri.”

Read more:Të shtëna armësh në Nice, një person i armatosur hap zjarr duke lënë të paktën dy të vdekur në rivierën franceze

Së fundmi, familja e Mendes po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të apartamentit të tyre të shkatërruar së fundmi nga një zjarr. Prindërit e 20-vjeçarit janë akomoduar në një hotel në lagjen Saint-Charles.

Në artikull përmenden edhe procedurat e kushtueshme për riatdhesimin e trupit të të riut nga Shqipëria në Portugali. Ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të asistohen nga një avokat në Shqipëri për të ndjekur një procedurë gjyqësore që sapo ka nisur.

Në bashkëpunim me familjen është hapur një llogari për mbledhje fondesh për t’i ndihmuar ata të përballojnë këto shpenzime. Deri të premten, ishin mbledhur mbi 6,300 euro.

Read more:Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)

Veç La Semeuse, është aktivizuar edhe shoqata Dix Étoiles, e cila është shumë e zëshme në mbështetje të komunitetit të Kepit të Gjelbër në Nicë dhe janë krah të afërmve të Mendes për procedurat e shumta që i presin.

Një ditë më parë, autori Sokrat Vata, i cili doli përpara gjykatës për masën e sigurisë (e cila iu caktua arrest me burg), u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimës duke shprehur pendesë. Ai tha se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe goditur kur stafi i kishte kërkuar të mbanin qetësi dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralizonte në përpjekje për t’u vetëmbrojtur.

Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre.

Read more:Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)

Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë.

TruprojatLuciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje.

Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim. Bulica për fshehje krimi, ndërsa Heurtvent, alias Gjana, si bashkëpunëtor në krim pasi dyshohet se e goditi me grushte 20-vjeçarin.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Seanca, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, zgjati mbi 9 orë.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:19

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, ja akuzat për 11 të dyshuarit (LISTA)

1787306304_vata.jpg

Vrasje me dashje është akuza që rëndon mbi Sokrat Vatën, autorin e vrasjes së 20-vjeçarit portugez në kompleksin luksoz ‘Principotes Ksamil’, i cili një ditë më parë u la në burg. Dy turqit që e fshehën në bagazhin e makinës akuzohen për përkrahje të autorit, ndërsa kamerierët e truprojat për moskallëzim krimi.

Sokrat Vata Vrasje me dashje, arrest në burg
Ezgi PerlakPërkrahje e autorit të krimit, lihet në arrest në burg
Nuh Mahmutoglu Përkrahje e autorit të krimit, lihet në arrest në burg
Ildi CekaniMoskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditë
Serxhi Selimi Moskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditë
Ervis BunciMoskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditë
Luciano SeferiMoskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje
Moisid MatushajMoskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje
Romeo Shehu Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje
Kristo KoshoMoskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje
Murat ZhabinaMoskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje
Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #Bekim Bulica #Christophe Tassano #David Heurtevent #Ervis Bunci #Ezgi Perlak #france #Ildi Cekani #Kristi Koshi #Ksamil #Luciano Seferi #Luis Miguel Varela Mendes #Moisid Matushaj #Murat Zhabina #Nice #Nuh Mahmutoglu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • “Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
  • Pesë kate pa leje/ Prokuroria e Sarandës sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ në Ksamil dhe një ndërtesë pranë tij
  • Travel Off Path: Ksamili një nga destinacionet bregdetare më të mira në Europë
  • Ksamil/ Mjeti lundrues u përfshi nga flakët, shpëtohen 4 turistët gjermanë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 9 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by