Nëse po kërkoni një vend për t’i shpëtuar vapës së verës, Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës është një nga destinacionet që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.
E rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhe mbresëlënëse, ujëvara është kthyer në një pikë të preferuar për vizitorët vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të jugut të Shqipërisë.
Këtë destinacion e rekomandon edhe kryeministri Edi Rama, i cili duke ndarë këto pamje e cilësuar Ujëvarën e Rasalit një nga perlat natyrore të zonës.
Por Velça nuk tërheq vetëm për natyrën. Fshati, një nga më të mëdhenjtë në luginën e Lumit të Vlorës, njihet edhe për shpellat e periudhës së Neolitit, të cilat dëshmojnë gjurmë të hershme të banimit dhe përbëjnë një nga pasuritë më të rëndësishme arkeologjike të zonës.
Kombinimi i ujëvarës, peizazhit malor, mbi 80 burimeve ujore dhe trashëgimisë historike e bën Velçën në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turizmin natyror dhe kulturor, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur vizitorët zgjedhin të kalojnë fundjavën larg zhurmës së qytetit.




