Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
Kronikë

Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës

• 26 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durrës, teksa ka qenë duke udhëtuar nga Elbasani për në qytetin bregdetar.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet. Mësohet se Agasi është kapur në makinë me Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në kërkim, që njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në operacionin për arrestimin e Agasit janë angazhuar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe vetë SPAK (jo në terren, por përmes dhënies së orientimeve). Agasi po sillet drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. Agasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Një seri transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, i kanë çuar Ergys Agasit mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t. Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij por dhe të Ermal Beqirit dhe të tjerëve të lidhur me procedurat dhe garat në AKSHI, përmes shoqërisë së tij “EA Solution”, Agasi “ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike “Soft & Solution” sh.p.k., në pronësi të Beqirajt, “Fastech” sh.p.k. të Andis Papës dhe “First” sh.p.k. të Gëzim Hoxhës.

Read more:Pasuritë e Orest Sotës mbeten në sekuestro, Apeli i GJKKO nuk pranon ankimin e biznesmenit

Në dosjen që Report Tv e disponon, thuhet se këto përfitime kanë qenë sipas hetimit pagesë ryshfeti si rrjedhojë e paracaktimit të operatorëve ekonomik fitues në procedura prokurimi të zhvilluara nga AKSHI.

Ndërsa EA Solution, nuk rezulton të ketë kryer asnjë shërbim konkret, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha, i kanë qëndruar deklarimeve të dhëna më herët, se këto pagesa i kanë bërë në favor të shoqërisë EA Solution, pasi një fakt i tillë i është propozuar nga Ermal Beqiri.

Konkretisht rezulton se shoqëria EA Solution, ka përfituar nga opëratorët ekonomikë “Soft & Solution” shpk; “Fastech” shpk dhe “First” shpk, 855.204.527 lekë (afro 8.9 milion euro me kursin aktual) si dhe 470 mijë euro.

Në total është kredituar shuma prej 100 148 000 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023 – 2025.

Read more:“Shkrirja e bashkive është shpopullim, këtu s’do quhet më Shqipëri”, mesazhi i fortë i biznesmenit, Erlind Xhindi: SPAK ku je? Kë ke arrestuar?

Në total është kredituar shuma prej 220 831 200 lekë, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2025.

Në total është kredituar shuma prej 470 441 Euro, nga subjekti Soft & Solution, për periudhën 2023-2024.

Në total është kredituar shuma prej 123 629 664 lekë, nga subjekti First shpk, përgjatë vitit 2024.

Më datë 28.01.2025 është kredituar shuma prej 174 834 120 lekë, nga subjekti Fastech shpk.

Nga kqyrja e të dhënave në sistemin CATS rezulton se subjekti EA Solution shpk ka faturuar shitje ndaj subjektit Fastech shpk për periudhën Dhjetor 2024 – Shtator 2025, shumën prej 235 761 543 lekë.

Read more:“Ministria e Financave disbursoi Ermal Beqirin me 8.5 milionë euro”/ Berisha: Kompania është prestanome e Ramës, ai qëndron në krye të aktivitetit kriminal

“Ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se veprimet e shoqërisë ‘EA Solution’ sh.p.k përbëjnë një skemë tipike të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ku subjekti juridik është përdorur si një mjet për transferimin e ryshfetit në formë të kamufluar tregtare”, thuhet në dosjen e GJKKO-së, sipas së cilës “ndërkohë që ‘EA Solution’ ka prerë fatura në vlera jashtëzakonisht të larta drejt operatorëve ekonomikë (si ‘Fastech’, ‘First’, AESS, Soft & Solution etj.), hetimi ka dokumentuar se kjo shoqëri nuk zotëron asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur objekte të tilla kontrate”.

Në dosje vlerësohet se “fatura tatimore është përdorur si instrument për të ‘legalizuar’ vlerat korruptive të paguara, duke e futur atë në qarkullimin financiar si shpenzim të zbritshëm për operatorët fitues”. E gjithë kjo skemë për hetuesit krijon “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova mbi ekzistencën e elementëve të figurave të veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimit të produkteve të veprës penale të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të strukturuar kriminal”.

Biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.

Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

Po ashtu, atij i janë sekuestruar edhe një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover Defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Pasuritë e sekuestruara Ergys Agasit:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Si pjesë e dosjes së AKSHI-t, veç Agasit kanë qenë edhe disa emra të tjerë, përfshi Ermal Beqirin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, teksa po udhëtonte me avionin e tij privat mbi një central bërthamor.

Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos nën masën e “arrestit shtëpisë”, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në ‘detyrim paraqitje’ për shkak të shtatzënisë.

Agasi dhe Beqiraj, akuzohen gjithashtu se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Read more:Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur (VIDEO)

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:58

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me automjet bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku! I besuari i Ilir Prodës

1787766799_ulianshpataraku.png

Ergys Agasi u arrestua ditën e sotme në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.

Lexo edhe
Kronikë

DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

Kronikë

DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

Tags: #AKSHI #AMP #apartamente #automjet #Detyrë #Detyrim #Elbasan #ergys agasi #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
  • DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
  • DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
  • DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
Nga të njëjtat tag-e
  • DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
  • Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt
  • DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë
  • DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 13 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

TIRANË– Biznesmeni Ergys Agasi qëndroi deri në mesnatë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku agjentët…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

TIRANË– Biznesmeni Ergys Agasi qëndroi deri në mesnatë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku agjentët…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Durrës – Tetë muaj ka zgjatur arratia e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim që prej dhjetorit nga…

• 51 minuta më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by