Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ndryshimi politik po vjen! Vjeshta…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Edhe lëvizjet në qeveri s’i ndalin protestat, dorëheqja e Ramës e panegociueshme
Politikë

“Ndryshimi politik po vjen! Vjeshta…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Edhe lëvizjet në qeveri s’i ndalin protestat, dorëheqja e Ramës e panegociueshme

• 26 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti Andi Tepelena, një prej pjesëmarrësve që prej ditës së parë të protestave, thotë se lëvizja qytetare ka marrë përmasa që, sipas tij, askush nuk i kishte parashikuar. Në një intervistë për “Programin e drekës” në News24 me Ola Brukon, Tepelena u shpreh se protestat nisën nga një çështje mjedisore, por më pas u shndërruan në një reagim më të gjerë ndaj problemeve sociale, ekonomike dhe politike në vend.

Read more:“Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh

Sipas tij, dhuna e ushtruar ndaj komunitetit në zonën e Zvërnecit shërbeu si një katalizator për zemërimin qytetar. Aktivisti tha se pas protestave qëndrojnë një sërë problematikash që, sipas tij, kanë krijuar një klimë dëshpërimi te qytetarët, duke përmendur emigracionin, shërbimet publike dhe rritjen e çmimeve. Ai theksoi se kërkesat e protestuesve tashmë kanë marrë një karakter të qartë politik. Tepelena kritikoi gjithashtu funksionimin e institucioneve dhe rezultatet e drejtësisë, duke argumentuar se situata kërkon një reagim politik dhe institucional. Aktivisti u shpreh optimist se muajt e ardhshëm mund të sjellin ndryshime në skenën politike shqiptare. Ai e cilësoi praninë e të rinjve në protesta si një prej elementëve më të rëndësishëm të lëvizjes, duke thënë se ata janë bashkuar përtej ndarjeve tradicionale politike. Sipas Tepelenës, kjo situatë tregon se shoqëria shqiptare ka nevojë për një “ristartim politik”, ndërsa shtoi se figurat e vjetra politike nuk duhet të jenë më në qendër të politikës.

Read more:Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT)

Tepelena deklaroi se beson se protestat mund të sjellin një ndryshim politik dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet, sipas tij, një kërkesë e panegociueshme e lëvizjes. Ai foli edhe për zhvillimet që priten në shtator, duke iu referuar veçanërisht nisjes së sesionit të ri parlamentar. Aktivisti e përshkroi lëvizjen si një reagim që ka kapërcyer ndarjet partiake dhe që synon, sipas tij, një ndryshim të modelit politik në vend.

Read more:Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!

“Unë dhe shumë të tjerë nuk e mendonim se kjo do të kthehej në një lëvizje kaq të gjerë, pasi u nis gjithçka nga një krim mjedisor. Që më pas u përhap. Dhuna mendoj se ishte ajo që u bë katalizator për reagim, dhuna që u ushtrua nga një banor i zonës në Zvërnec. Dhunë ndaj komuniteteve, për një vend pune, për çdo sektor. Dhuna ishte ajo që bëri të shpërthejë ky reagim. Qytete që braktisin shqiptarët, me dhunë në një fare mënyrë, e ndaj shqiptarët reaguan ndaj kësaj dhune. Reagimi erdhi nga dëshpërimi që kishin shqiptarët. Shqiptarët nuk po gjenin asnjë hapësirë. Kjo bëri që shumë arsye, si emigracioni, shërbimet publike, apo dhe çmimet e larta, të jenë përcaktues të kësaj revolte. Shqiptarët paskan qenë gati, pasi dolën me kërkesa politike, të qarta, që nuk e duan më këtë qeveri, duan një qeveri teknike. Shqiptarët janë në dëshpërim. Ndaj çdo qeverisje duhej të kishte reaguar, siç do të ndodhte në një vend normal, ku pretendohet që të ketë institucionet të pavarura. Drejtësia nuk po jep rezultate konkrete të paktën në atë politik. Shpresojmë që vjeshta të ketë të reja të rëndësishme, dhe të ketë përmbysje. Projekti është për një Shqipëri normale. Në këto momente ku ndodhet Shqipëria nuk është në kushte normale, ekonomike dhe politike. Ne jemi një shoqëri që është e mbytur nga borxhet. Kjo protestë po ngjall shpresën. Prezenca e të rinjve në protestë është shpresa më e madhe. Mendoja se rinia ishte indiferente ndaj ngjarjeve që ndodhte, por fakti që po ngulmojnë me protestën e nuk ndalen, është shpresë për të ardhmen. Ata i bashkon atdheu, as e majta dhe as e djathta. Aty ke grupe të ndryshme, është ndërtuar një komunitet njerëzit, pavarësisht bindjeve politike. Ata duan ndryshimin. Nevoja për ndryshim është e madhe, siç ihte në kohën kur kërkohej rrëzimi i komunizmit. Besoj dhe kam bindjen që ndryshimi politik po vjen. Kemi nevojë për një ristartim politik. Rama dhe Berisha përfaqësojnë klasën e vjetër politike. Duhet të hiqet kulti politik, që të ndodhë katarsis i natyrshëm. E dëgjoj gjithmonë se; çfarë do të ndodhë në shtator! ME rëndësi është ajo se çfarë do të ndodhë. Në shtator do të ketë zhvillime, siç është dhe seanca e parë e Kuvendit, ku do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve në proteste. Do të marrë pjesë dhe diaspora.”, tha ai.

Read more:“Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Tepelena u shpreh gjithashtu se zhvillimet e brendshme politike dhe çdo ndryshim i mundshëm në qeveri nuk do të mjaftojnë për të ndalur protestat. “Edhe me ndryshimet që mund të bëjë Rama në qeveri, nuk e ndryshojnë dhe rrëzojnë protestën. Ne duam dorëheqjen e tij!”, deklaroi ai. Sipas tij, lëvizja protestuese do të vijojë me të njëjtat kërkesa politike, ndërsa dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e protestuesve.

Read more:Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

Lexo edhe
Politikë

Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!

Politikë

88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Tags: #Dhuna #Dhune #Diaspora #Edi Rama #emigracioni #Kryesore #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!
  • 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…
  • “SPAK të bëjë punën e vet për “Ballukun””/ Andi Tepelena: Të nisë hetimi për “Albanian Files”, akte korruptive me pronat në bregdet
  • Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…
  • “Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…
  • ‘Po shfrytëzohet për hidrocentralet’, banorët e Shtiqënit dhe Nangës protestë para bashkisë Kukës: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore (VIDEO)
  • Bill Gates i shqetësuar nga inteligjenca artificiale: Mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë, mund të ketë humbje masive të vendeve të punës
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë… 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!

Në Rrogozhinë u zhvillua sot dëgjesa e fundit publike në kuadër të konsultimit për Reformën Administrativo-Territoriale. Qytetarët dhe…

• 41 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë ne Universitetin “Luarasi”, profesor Sherif Bundo në një intervistë në News24, komentoi protestën…

• 41 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“SPAK të bëjë punën e vet për “Ballukun””/ Andi Tepelena: Të nisë hetimi për “Albanian Files”, akte korruptive me pronat në bregdet

Aktivisti Andi Tepelena, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, u ndal te zhvillimet politike në vend,…

• 41 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by