Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
Sociale

Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

• 26 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy gra dhe tre fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit, pas përfundimit të operacionit të koordinuar nga institucionet shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Ata qëndronin në kampet e ferrit në Siri që prej luftës civile atje në 2014. Mes të riatdhesuarve është një 79-vjeçare, Hajrije Taushani, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i larguar për t’iu bashkuar ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj. Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, H.T. kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte veçanërisht të vështira jetese, duke vijuar të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Pjesa tjetër e të riatdhesuarve janë nga Rrogozhina. Mes tyre edhe Myrvete Dibra.

Prej kohësh Policia e Shtetit, përfaqësuar nga Antiterrori ka nisur procedurat e kontaktit me autoritetet siriane për sjelljen e tyre në Shqipëri. Ardhja ka qenë vullnetare, ndërsa asnjë prej tyre nuk ka pasur dokumente për të udhëtuar, çfarë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme për nxjerrjen e lejes së kalimit, 5 të riatdhesuarit kanë udhëtuar me avion nga Siria në drejtim të Stambollit dhe më pas po me avion në Tiranë.

Në Rinas për pritjen e tyre ishin ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Read more:Priti deri në fund të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, ndahet nga jeta 90-vjeçari Dylber Shuli

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi Lamallari, duke publikuar edhe pamje nga mbërritja e tyre.

Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë të riatdhesuarit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Më pas do të vijojë procesi i akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, njofton Ministria e Jashtme.

Read more:Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, 67-vjeçari turk arrestohet në Aeroportin e Rinasit

Ministria e Jashtme falënderoi veçanërisht autoritetet siriane, të cilat mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve shqiptarë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë.

Aktualisht në Siri dyshohet se janë edhe 17 shqiptarë të tjerë të cilët kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, si dhe 10 burra të tjerë shqiptarë në burgje dhe një pjesë tjetër të cilëve nuk u dihet fati. Ministria e Jashtme thotë se Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë procesin për kthimin e shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Siri. Operacioni i fundit i riatdhesimit ishte ai i Eva Dumanit më 14 shkurt, e cila mundi të bashkohet me nënën dhe vëllain në Tiranë, 12 vite pasi u rrëmbye nga babai i saj xhihadist.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:09

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama: Një detyrim njerëzor dhe shtetëror

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të 2 grave dhe 3 fëmijëve nga kampet e Sirisë.

Kreu i qeverisë thotë se ky është një detyrim njerëzor dhe shtetëror.

Read more:Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ora 09:53

Historia e 79-vjeçares që u riatdhesua nga Siria, shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë! Mbi një dekadë u kujdes për fëmijët jetimë në kampin e ‘ferrit’ Al-Hol

1787730896_riatdhesimiishqiptareve.jpg

Hajrije Taushani, 79 vjeçe, me origjinë nga Elbasani, është një prej pesë shtetasve shqiptarë të riatdhesuar nga Siria, të cilët mbërritën pas mesnatës në Tiranë.

Historia e saj në Siri nisi më shumë se një dekadë më parë. Djali i saj, Sherif Taushani, ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it dhe humbi jetën gjatë konfliktit në maj të vitit 2014, në moshën 35-vjeçare.

Read more:Dorëheqja e Arben Carës, ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të Komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri (EMRI)

Pas humbjes së të birit, Hajrije Taushani udhëtoi drejt Sirisë për të marrë dhe për t’u kujdesur për nipërit e saj. Por ajo mbeti atje për 12 vite me radhë.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja përfundoi në kampin Al-Hol, ku jetoi në kushte të vështira. Gjatë qëndrimit atje ajo vijoi të kujdesej për fëmijë të mitur, mes tyre edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj. Pas më shumë se një dekade, 79-vjeçarja kthehet në atdhe dhe bashkë me të është riatdhesuar edhe mbesa e saj 17-vjeçare.

Sherif Taushani kishte ikur drejt Sirisë në shtator 2013 dhe kishte marrë me vete edhe familjen.

Ora 09:41

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, momenti kur mbërrijnë në aeroportin e Rinasit

Pesë shqiptarë, nga të cilët 2 gra e tre fëmijë u riatdhesuan nga kampet e ferrit në Siri. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit. Në pamje shihet edhe momenti kur zbresin nga avioni dhe prekin tokën shqiptare.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të strukturave të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces.

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet e operacionit.

Ministri Lamallari përgëzoi përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit, për përmbushjen e masave dhe koordinimin e nevojshëm për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

“Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve”, shkruan Lamallari.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #Antiterrori #avion #Babai #Besfort Lamallari #Detyrim #eva dumani #Hajrije Taushani #ministria e jashtme #Myrvete Dibra #riatdhesim #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 21 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin