Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës, një helikopter pjesë e operacionit në Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
Kronikë

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës, një helikopter pjesë e operacionit në Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrësvijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy vatra. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është riaktivizuar zjarri mbi fshatin Vajkal të Bulqizës, ku po punojnë 30 forca për shuarjen e flakëve dhe 1 helikopter.

Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke nxitur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë, në Qafën e Helmës, po në Bulqizë, vijon puna për shuarjen e një tjetër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në të dyja zonat janë angazhuar 55 forca, ndërsa aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Edhe në Qarkun e Elbasanitvijojnë të jenë aktive dy vatra. Në Malin e Qukësit, në Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, pa rrezik për zonat e banuara.

Read more:E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë, po hetohet për identifikimin e autorit (MESAZHI +VIDEO)

Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat.

Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së.

Në Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në total gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.

Read more:Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet me urgjencë te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:50

Përfshihet sërish nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë Krujës, zjarri dyshohet i qëllimshëm, tymi toksik mbulon zonën

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës është përfshirë sërish nga flakët. Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët kanë përfshirë njëkohësisht të gjithë fushën e mbetjeve dhe dyshohet se është përdorur lëndë djegëse.

Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që në këtë vendgrumbullim bie zjarr.

Read more:Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Reja e tymit toksik ka mbuluar zonën dhe, në varësi të drejtimit të erës, shtrihet deri në Mamurras dhe Kamëz.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen ta mbajnë situatën nën kontroll. Megjithatë, sipas të dhënave nga terreni, zjarri nuk mund të shuhet vetëm me mjetet zjarrfikëse, por kërkohet ndërhyrje me fadroma për kapsulimin e mbetjeve, që konsiderohet mënyra e vetme për shuarjen e tij.

Ora 16:12

Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri (VIDEO)

Një helikopter i Forcës Ajrore është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, duke ndërhyrë nga ajri në mbështetje të 30 forcave operacionale që ndodhen në terren. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon.

Ora 09:22

Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Një vatër zjarri është ka rënë në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.

Read more:Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka

Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Kronikë

‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit

Tags: #Aksion #Automjete #Bulqize #Diber #Forcat e Armatosura #helikopter #Helikopteri #jetë #mali i dajtit #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • ‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-kryeplakun e fshatit! Arrest shtëpie për të birin
  • FOTO/ Ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit! Kushton qindra mijëra euro, modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 mln €
  • Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë, parkimi dhe parakalimi i gabuar shkeljet më të përhapura
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht
  • “Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…
  • Strehoi 7 emigrantë të paligjshëm sudanezë, pranga pronarit të një hoteli në Tiranë! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 12 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 12 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy…

• 21 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi ditën e sotme gjimnazin “Qemal Stafa”, një prej institucioneve arsimore…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Kultivuan 172 rrënjë kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-kryeplakun e fshatit! Arrest shtëpie për të birin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg ish-kryeplakun e fshatit Berishë, ndërsa ka caktuar arrest shtëpie për të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by