Protesta e 91-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe ironike dhe kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
Protestuesit kanë zgjedhur sërish pankartat për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.
Ndër pankartat e shfaqura në shesh janë:
“Ju mbylleni nëpër vila e thurni plane me hile, ne në shesh përballë zullumit me pankarta civile.”
Read more:Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet
Një tjetër mesazh përcjell vendosmërinë e protestuesve për të vijuar aksionin: “Koha nuk na lodh, na forcon.”
Ndërkohë, një tjetër pankartë ironizon reagimin e pushtetit ndaj protestave: “Na shisni ‘prani besnike’ dhe trimëri në rrjet, por frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtetë.”
Pankartat janë kthyer në një nga format kryesore të shprehjes së revoltës gjatë protestave, duke përcjellë mesazhe politike, kritika dhe ironi ndaj qeverisë.




