Rezistenca qytetare vijon për të 91-in mbrëmje radhazi, ndërsa pas fjalimeve dhe mesazheve të përcjella para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt sheshit Nënë Tereza.
Pjesëmarrësit në protestë kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme. Me pankarta, thirrje dhe slogane kundër qeverisë, qytetarët janë zhvendosur nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt rrugëve të kryeqytetit.
Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se vijimi i protestave për 91 ditë është dëshmi, sipas tyre, e vendosmërisë për të kërkuar ndryshim politik.




