Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
Kronikë

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

• 29 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, nga Emergjencat, prej tyre 4 jane aktive.

Situata më problematike paraqitet në malin e Dajtit, konkretisht ne Qafë-Priskë, përballë Farkës, ku janë riaktivizuar disa vatra zjarri. Ne operacion jane angazhuar 45 forca te zjarrfikëses dhe ushtrisë si dhe 2 helikopterë te FA.

Në Vajkal të Bulqizës, forcat janë përqendruar për të mbajtur nën kontroll flakët. Dhe aty po punon nje helikopter dhe 30 efektivë.

Aktive mbeten dhe vatrat në Qafë Helmës dhe Sllatinë të Dibrës, ku janë angazhuar disa mbi 70 efektive e vullnetare.

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës. Flakët janë përhapur me shpëjtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Read more:Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka

Ndersa per zjarrin një ditë më parë në Tërbaç që u përhap deri në Vranisht të Himarës, është arrestuar autori i dyshuar, 25-vjeçari Aderjan Bojko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:52

Sërish zjarr pranë hotel New York në Vlorë, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.

Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Read more:Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

Në po të njëjtën zonë, zjarr ra edhe pak ditë më parë, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse patën vështirësi për izolimin e vatrës.

Ora 17:16

Ministri Nufi në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Monitorim dhe koordinim pa ndërprerje e situatës së zjarreve! (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.

Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.

“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e strukturave të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura gjatë kësaj vere, veçanërisht përballë situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta dhe përhapja e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

“Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata, të cilët sivjet janë angazhuar në situatën e zjarreve, dhe kanë përballuar këtë situatë kaq të vështirë, të një vere të nxehtë, një vere problematike, po e cila është menaxhuar dhe kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore për përballimin e kësaj situate”, theksoi Ministri Nufi.

Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Ora 16:56

Krujë/ Zjarr mes Kroit të Madh dhe fshatit Cudhi, flakët përhapen në sipërfaqe të mëdha! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.

Read more:Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Ora 14:09

Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Read more:Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

Kronikë

RENEA operacion në Korçë për kapjen e një personi të dënuar për vrasje, dështojnë ta arrestojnë! (EMRI)

Tags: #Aderjan Bojko #dajt #Ermal Nufi #Forcat e Armatosura #helikopter #Himarë #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • RENEA operacion në Korçë për kapjen e një personi të dënuar për vrasje, dështojnë ta arrestojnë! (EMRI)
  • ARRSH paralajmëron qytetarët që hedhin mbeturina nga automjetet në rrugë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente, gjoba deri në 200 mijë lekë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Shkodër/ Muzika mbi nivelin e lejuar, gjobë 200 mijë lekë për pronarin e lokalit në Shkodër
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret në vend, 5 vatra ende aktive! Riaktivizohen 3 vatra në malin e Dajtit, flakë edhe Dibër
  • Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)
  • Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 23 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, nga Emergjencat, prej tyre 4 jane aktive. Situata më…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

RENEA operacion në Korçë për kapjen e një personi të dënuar për vrasje, dështojnë ta arrestojnë! (EMRI)

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Korçës me qëllim…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

ARRSH paralajmëron qytetarët që hedhin mbeturina nga automjetet në rrugë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente, gjoba deri në 200 mijë lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar të gjithë udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet se do të përballen me…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by