Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Çmimet në Shqipëri, 5 herë më të larta se në BE, Rama merret me “PasqyrAlbania”! Greqia ul deri në 30% koston për 1600 produkte
Politikë

Çmimet në Shqipëri, 5 herë më të larta se në BE, Rama merret me “PasqyrAlbania”! Greqia ul deri në 30% koston për 1600 produkte

• 31 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ndërsa familjet shqiptare përballen me rritje të fortë të çmimeve të ushqimeve, Greqia ka nisur një nismë kombëtare për uljen e kostos së produkteve bazë. Nga sot, mbi 1,600 produkte në tregun grek do të shiten me çmime të reduktuara, me ulje që në disa raste arrijnë deri në 30%.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në Bashkimin Europian,
rritja ishte vetëm 0.6%.

Kjo do të thotë se ritmi i shtrenjtimit të ushqimeve në Shqipëri ishte rreth pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Të dhënat e Eurostat tregojnë një tjetër problem për konsumatorët shqiptarë: jo vetëm që çmimet e ushqimeve po rriten më shpejt se në BE, por fuqia blerëse e qytetarëve mbetet shumë më e ulët.

Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Shqipëri arritën në rreth 102.9% të nivelit mesatar të BE-së, nga 99.6% një vit më parë.

Pra, në terma të fuqisë blerëse, një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE kushton mesatarisht rreth 103 euro në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë rreth 43% e mesatares së BE-së, ndërsa konsumi individual aktual për frymë arrin në rreth 48% të nivelit europian.

Kjo krijon një hendek të fortë mes çmimeve që paguajnë shqiptarët dhe të ardhurave që kanë në dispozicion.
Në anën tjetër të kufirit, Greqia ka hyrë në një fazë të re të masave kundër kostos së jetesës.

Iniciativa Kombëtare për Uljen e Çmimeve hyn në fuqi sot, më 31 gusht, duke përfshirë fillimisht më shumë se 1,660 kode produktesh. Konsumatorët grekë pritet të përfitojnë një ulje mesatare prej rreth 7%, ndërsa zbritjet nisin nga 5% dhe në disa raste arrijnë deri në 30%. Nisma përfshin më shumë se 90 kompani furnizuese, 12 rrjete supermarketesh dhe 3 rrjete që tregtojnë pajisje shkollore dhe lodra.

Pjesa më e madhe e produkteve të përfshira në nismë janë artikuj të konsumit të përditshëm. Rreth 900 produkte të markave, përfshirë artikuj me frekuencë të lartë blerjeje, si makaronat.
Mbi 450 produkte shkollore, me ulje mesatare rreth 10%. Rreth 250 produkte me etiketë private, me ulje mesatare prej 7%. Rreth 60 produkte mishi, grek dhe i importuar, me ulje mesatare që arrin në 7.2%.

Lexo edhe
Politikë

“Do e shkundim Kryeministrinë”/ 93 ditë revoltë, aktivisti nga diaspora: Valë e fuqishme protestash në shtator

Politikë

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Do e shkundim Kryeministrinë”/ 93 ditë revoltë, aktivisti nga diaspora: Valë e fuqishme protestash në shtator
  • Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin
  • Dosja “Balluku”/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • “Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 95 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI… 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Do e shkundim Kryeministrinë”/ 93 ditë revoltë, aktivisti nga diaspora: Valë e fuqishme protestash në shtator

Arbër Lleshi, aktivist e bashkëautor i protestave së diasporës në një intervistë në News 24 foli për protestat…

• 7 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin

Aktivisti nga diaspora Arbër Lleshi, në një intervistë me moderatorin Klevin Muka në News 24 tregoi ndër të…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by