Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Tare është nën hetim nga prokurorët e posaçëm për “pastrim parash”. Sipas SPAK ish.zv-kryeministrja Belinda Balluku, fshehu vilën e saj në Dhërmi, në emër të Igli Tares.
Paraqitja e ish-futbollistit në SPAK vjen pas marrjes në pyetje më herët të vëllait të tij, Agron Tares, i cili është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të të njëjtit hetim.
Read more:‘Shuhet’ Agim Bubeqi, ish-futbollisti i kohërave ‘të arta’ të Flamurtarit
Hetimet janë pjesë e dosjes që lidhet me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku prokurorët po hetojnë veprime dhe marrëdhënie financiare të disa personave të përfshirë në çështje.


