Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Padrino është Rama, Agasi thjesht koordinator” – Lubonja analizon protestën: Shtatori do sjellë më shumë njerëz!
Politikë

“Padrino është Rama, Agasi thjesht koordinator” – Lubonja analizon protestën: Shtatori do sjellë më shumë njerëz!

• 1 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke ndalur te protesta e qytetarëve që sot ka hyrë në ditën e saj të 94-t, arrestimi i Agasit, si dhe dyshimet mbi funksionimin e drejtësisë e lejeve të ndërtimit.

Lidhur me qëndresën e qytetarëve përballë qeverisë, Lubonja nënvizoi se vendi ndodhet në kushtet e një regjimi dhe se e ardhmja e kësaj përballjeje varet nga mënyra se si do të riorganizohen vetë protestuesit.

“Jemi me një regjim. Ajo që do të ndodhë mbrapa do të varet shumë se sa do të jenë ndërgjegjësuar vetë protestuesit se duhet kaluar në një fazë ndryshe në organizim dhe për të sjellë njerëz. Do të ketë më shumë njerëz patjetër, por duhet të ketë edhe më shumë punë në kuptimin që ndaj bëhet nga një protestë në lëvizje ku grupe të ndryshme duhet të bashkohen dhe të thithin grupe të tjera që ndikohen apo preken dhe të shtohen aty. Unë kam ngulmuar gjithmonë se gjuha që përdoret… është normale të kesh frustrimin në protestë, edhe sharjet, etj., por duhet edhe një vizion se si e duam Shqipërinë” u shpreh Lubonja.

Ndërkohë, analisti e parë me mëdyshje arrestimin e Agasit, duke ngritur pyetje mbi prapaskenat e këtij aksioni policor dhe mungesën e besimit te shteti ligjor.

“Arrestimin e Agasit e pashë me mëdyshje. Në kuptimin që ngre pyetjet: po pse ishte në arrati gjer tani, pse u arrestua tani? Nuk e kishin lokalizuar dot apo ka ndryshuar diçka? Çfarë ka ndryshuar? Disa thonë se ka ardhur drejtues i ri policie që ka pastruar policinë nga njerëzit e Agasit. Shërben edhe si një lloj qetësuesi për opinionin publik, ndërsa nuk bëhet ndonjë gjë e madhe. A është bërë me marrëveshje apo jo, apo ka sherr brenda fraksioneve aty? Jemi në një vend ku nuk besojmë te shteti ligjor” – deklaroi ai.

Sipas Lubonjës, Agasi nuk vepronte i shkëputur, por ishte pjesë e një sistemi të ngritur nga vetë kreu i ekzekutivit.

“Agasi nuk është vetëm aty, është futur në atë lojë dhe ai nuk mund të bëhej ai që u bë pa sistemin që ka ngritur Rama, sepse konsiderohet koordinatori mes krimit të organizuar dhe Ramës. Ky koordinator është. Po padrino është Rama. A del ndonjë provë për këtë? Si i ka marrë Agasi këto tendera, a janë të vërteta ato shishet e verës nga 33 mijë euro?” – pyeti më tej analisti.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Lubonja u shpreh se ajo u proklamua për të reduktuar krimin, por në terren ka ndodhur e kundërta me shtimin e lejeve të ndërtimit.

Sipas tij, ndonëse lejet duhet t’i vendosë bashkia, ato janë marrë në dorë nga vetë kryeministri, duke hapur rrugën për pastrimin e parave. Ai ngriti pyetje direkte edhe për të ashtuquajturën “Dosja Aruba”.

“Aty është pastrimi i parave, aty është dosja Aruba, flitet se ka njerëz të qeverisë. SPAK do na e thotë ndonjëherë a kishte njerëz të qeverisë aty apo jo? U futën në lojën e shahut” – përfundoi Fatos Lubonja.

Lexo edhe
Politikë

“Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet

Politikë

Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet
  • Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar
  • “Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)
  • “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
  • Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 52 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 6 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e opozitës dhe qytetarëve, e cila sot ka hyrë në ditën e…

• 31 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të udhëtojë drejt…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)

“Problemi nuk janë sipërmarrësi që do të futet në politikë, por ata që bëhen kryeministra dhe ministra që…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by