Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
Politikë

“Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit

• 1 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të karburanteve, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se ndërsa vendet fqinje po ndërhyjnë për të ulur çmimin e naftës, në Shqipëri karburanti ka arritur në 219 lekë për litër.

Read more:Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë! Në pranga edhe kushëriri (EMRAT)

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut çmimi është ulur në rreth 1.54 euro për litër, ndërsa në Malin e Zi, pas ndërhyrjes përmes akcizave, është rreth 1.87 euro për litër. Blushi rikujtoi se Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një projektligj për uljen e çmimit të karburanteve përmes pezullimit të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit. Sipas tij, ky propozim është rrëzuar më herët nga mazhoranca, por tashmë duhet të rikthehet për votim.

Read more:I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj, kapet një tjetër pjesëtar i grupit mashtrues në Tiranë

Ai argumentoi se çmimi i lartë i naftës ndikon drejtpërdrejt në të gjithë ekonominë, pasi rrit kostot e transportit, prodhimit dhe shërbimeve, duke sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve bazë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tha gjithashtu se taksat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të çmimit të karburantit dhe se qytetarët përballen me një barrë të dyfishtë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Read more:“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

DEKLARATA
Ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fqinje po marrin masa konkrete për të ulur çmimin e karburanteve dhe për të mbrojtur qytetarët nga rritja e kostos së jetesës, në Shqipëri nafta ka arritur në 219 lekë për litër, duke e bërë edhe më të rëndë barrën e pamerituar mbi familjet shqiptare, biznesin dhe ekonominë në tërësi.
Në Maqedoninë e Veriut fqinje, falë ndërhyrjes së Qeverisë, çmimi i naftës ka zbritur në rreth 1.54 euro për litër, ndërsa në Malin e Zi fqinj, qeveria ka ndërhyrë konkretisht përmes uljes së akcizave, duke e çuar çmimin në rreth 1.87 euro për liter.
Ndërsa qeveritë e vendeve fqinje, përfshi edhe Italinë, zgjedhin të përdorin instrumentet fiskale për të lehtësuar kostot e qytetarëve dhe ekonomisë, në Shqipëri qeveria zgjedh të bëjë të kundërtën, duke mbajtur të paprekura taksat dhe duke përfituar më shumë të ardhura sa herë që rritet çmimi i karburantit.
Partia e Lirisë e ka depozituar prej kohësh në Kuvend Projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve, përmes pezullimit të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, një masë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e zbatueshme që do të ulte menjëherë çmimin e naftës për qytetarët dhe bizneset; një propozim që, për fat të keq, u rrëzua me arrogancë nga mazhoranca e Edi Ramës, pavarësisht se sot realiteti ekonomik dhe shembulli i vendeve fqinje po dëshmojnë pikërisht domosdoshmërinë e ndërhyrjes që Partia e Lirisë kërkoi.
Çmimi i naftës nuk është thjesht çmimi që paguhet në pikën e karburantit.
Çdo rritje e tij transmetohet zinxhir në të gjithë ekonominë, duke rritur koston e transportit, të prodhimit, të shërbimeve dhe, mbi të gjitha, çmimin e produkteve bazë që qytetarët blejnë çdo ditë, nga buka dhe qumështi, te mielli, makaronat, vaji, orizi dhe çdo produkt tjetër i shportës, duke e kthyer naftën në një taksë të fshehur mbi të gjithë jetën ekonomike të shqiptarëve.
Arsyeja pse barra është kaq e rëndë është e qartë.
Taksat përbëjnë rreth 60% të çmimit të naftës, ndërsa sa herë rritet çmimi i karburantit, rritet automatikisht edhe vlera e TVSH-së 20% që qytetarët paguajnë dhe që përfundon në arkën e shtetit.
Sot, vetëm Taksa e Qarkullimit është 27 lekë për litër, e cila, pasi i shtohet TVSH-ja, arrin në rreth 32 lekë për litër, duke i shtuar një tjetër barrë të konsiderueshme çdo qytetari.
Shqiptarët paguajnë dy herë për rrugët. Një herë përmes taksave të regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, që arrijnë në rreth 70 mijë lekë në vit, dhe një herë tjetër përmes Taksës së Qarkullimit të paguar në çdo litër karburant, ndërkohë që nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por për mirëmbajtjen reale të rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro. Pa harruar faktin se cila është sot gjendja e rrugëve në të katër anët e vendit, me rrugë të shembura e të shkërmoqura, që i merr lumi pas çdo rrebeshi shiu.
Partia e Lirisë ka propozuar zgjidhjen konkrete: pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe pezullimin e Taksës së Karbonit, në mënyrë që ulja e çmimit të naftës të ndihet menjëherë në xhepin e qytetarit.
Shqetësimi më i madh i qytetarëve shqiptarë sot është kostoja dy apo tre fishuar e jetesës në vitet e fundit.
Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqim dhe paguhen më pak se të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian.
Çmimet në Shqipëri janë sot 50% më të larta se në Europë dhe sipas EUROSTAT 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin me të ardhurat, pagat e pensionet mizerabël.
Paga minimale në Shqipëri është jo vetëm më e ulta në Europë, por edhe shumë më e vogël edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga 1 janari, paga minimale në Shqipëri është 50 mijë lekë, ndërkohë që Mali i Zi e ka 670 euro, Serbia 618 euro, Maqedonia e Veriut 584 euro dhe Bosnjë-Hercegovina 660 euro.
Situata shumë e rëndë për konsumatorët familjarë dhe bizneset kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre, së pari për të mos thelluar më varfërinë dhe së dyti për të bërë cfarë të jetë e mundur që biznesi të funksionojë normalisht duke mbrojtur në radhë të parë punësimin.
Partia e Lirisë mirëpret çdo reflektim të deputetëve të mazhorancës për uljen e çmimit të naftës, përfshirë edhe propozimet e bëra së fundmi për heqjen e Taksës së Qarkullimit, sepse përballë një barre kaq të rëndë mbi qytetarët, çdo hap në drejtimin e uljes së çmimit është i mirëpritur.
Por nuk ka nevojë të shpiket një ligj i ri dhe as të bëhet propagandë e re. Projektligji i Partisë së Lirisë është në Kuvend, i gatshëm për t’u rishqyrtuar dhe rivotuar.
Le ta nxjerrin nga sirtari, ta votojnë dhe ta zbatojnë pa vonesë.
Nëse mazhoranca e ka realisht shqetësimin për qytetarët, nëse vërtet dëshiron të ulë koston e jetesës dhe nëse propozimi për heqjen e Taksës së Qarkullimit nuk është thjesht një deklaratë politike për konsum mediatik, atëherë sot ka një mundësi të thjeshtë për ta provuar, ta rikthejë për votim Projektligjin e Partisë së Lirisë, një masë konkrete që do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve dhe lehtësim real për qytetarët dhe bizneset.

Read more:Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna – Blog

Pezulloni Taksën e Qarkullimit, pezulloni Taksën e Karbonit, ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve!

Read more:“Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #Bizneset #Biznesi #çmimi i naftes #euro #Europë #eurostat #jetë #karburant

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin