Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta kaloi çdo pritshmëri, shkërrmoqi Ramën”/ Besir Çollaku: Largimi i kryeministrit, çliron kutinë e votimit! Ai nuk gënjen dot më as socialistët
Politikë

“Protesta kaloi çdo pritshmëri, shkërrmoqi Ramën”/ Besir Çollaku: Largimi i kryeministrit, çliron kutinë e votimit! Ai nuk gënjen dot më as socialistët

• 1 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Besir Çollaku ka komentuar vijimin e protestës kundër qeverisë, e cila sot shënon ditën e 94-t, duke deklaruar se qëndrueshmëria e saj ka tejkaluar çdo pritshmëri.

I ftuar për të folur mbi mundësinë e vijimit të mosbindjes civile gjatë muajit shtator, Çollaku tha se rezistenca duhet të forcohet edhe më tej, ndërsa sipas tij masiviteti i protestës do të rikthehet pas muajve të verës.

“Protesta ka kaluar çdo pritshmëri. Është për t’u mbështetur rezistenca e kësaj natyre. Ajo që është artikuluar ka të bëjë me ndryshimin e një lloj reagimi dhe qëndrimi të tyre. 94 ditë sot, nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur më. Kundër një regjimi rezistenca duhet të jetë edhe më e fortë. Masiviteti është aty. Me gjithë antiprotestën e regjimit dhe joshjes së bërë, në shtator masiviteti do të kthehet aty ku ishte”, u shpreh ai.

Read more:“Rama ciao!”/ Nis protesta e 93 ditë, qytetarët para Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Çollaku theksoi se protestuesit nuk janë mbledhur për bindje politike, por sipas tij, për një qëllim të përbashkët.

“Shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Nuk janë mbledhur për bindje, por për një qëllim”, tha gazetari, duke iu referuar edhe pjesëmarrjes masive në protestat e zhvilluara gjatë këtyre 94 ditëve.
Sipas tij, në protestat në bulevard kanë marrë pjesë rreth 150 mijë qytetarë, një shifër që, sipas Çollakut, nuk është parë që prej viteve ’90.

Read more:Kostumi që stimulon muskujt në hapësirë/ Eksperimenti i astronautes franceze mund të ndihmojë edhe të moshuarit në Tokë

Duke komentuar ndikimin e protestës te qeveria dhe kryeministri Edi Rama, Çollaku deklaroi se 94 ditët e protestës kanë ndikuar në dobësimin politik të tij.

“Rama pas protestës është më i dobët. 94 ditë kanë shërbyer në dobësimin e Ramës dhe e kanë vënë pas muri, në një rrugëtim të pakthyeshëm. Rama vetëm shkrmoqet dhe dobësohet përballë protestës”, u shpreh ai.
Gazetari kritikoi gjithashtu përpjekjet e qeverisë për ta konsumuar protestën përmes asaj që e cilësoi si “folklor politik”, duke pretenduar se këto përpjekje nuk kanë më të njëjtin efekt.
“Përpiqet që ta konsumojë dhe ‘pasqyrat’ e mbetur në oborr, racionalitete folklorike që përpiqet t’i arnojë, por nuk gënjejnë më askënd, as socialistët”, tha Çollaku.

Ai përmendi edhe patronazhistët, duke pretenduar se ka një prani të tyre në shesh dhe se protestuesit monitorohen deri në nivele familjare.
“Ka një ushtri patronazhistësh në shesh që gjurmojnë protestuesit deri në brezninë e shtatë, por as kjo nuk e pakëson protestën”, deklaroi ai.

Read more:Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë: Mundi dhe sakrifica e atyre që i shërbejnë vendit shpërblehet! (VIDEO)

Çollaku tha se protesta nuk duhet parë si një përballje mes së djathtës dhe së majtës, por si një bashkim qytetar.

“Aty nuk ka të djathtë e të majtë. Ka vetëm shqiptarë”, u shpreh ai.

Read more:Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!

Sipas gazetarit, largimi i Edi Ramës nga qeveria do të krijonte kushtet për një ndryshim politik përmes zgjedhjeve.
“Largimi i Ramës çliron kutinë e votimit. Ndryshe nuk ka asnjë ndryshim. Largojmë Ramën që të çlirojmë votën. Atëherë Shqipëria do të hyjë në një rrjedhë ndryshimi”, deklaroi Çollaku.

Në fund, ai vuri në dukje edhe rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj protestës, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë mediatik, duke pretenduar se ndërkohë vëmendja ndaj qeverisë është pakësuar.

Lexo edhe
Politikë

Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!

Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

Tags: #Edi Rama #jetë #Oborr #Protesta #qeveria #rama #Shqiperia #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
Nga të njëjtat tag-e
  • Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shtatori nisi me mosbindje civile! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, protestuesit sot në ditën e 95 të revoltës: Jep dorëheqjen!

TIRANË – Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve…

• 38 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

TIRANË – Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte në…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shkoi në Komisariatin nr.1, ku pati mundësinë të takojë protestuesit e arrestuar…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by