Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie
Kronikë

Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie

• 4 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Report Tv ka siguruar foton e 65-vjeçarit Viktor (Marku) Bardhi, vrasja e të cilit, e ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka kryer një sërë veprimesh përgjatë 24 orëve, por deri tani pa mundur të zbardhë rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se rreth 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga grupi hetimor, mes tyre edhe anëtarë të fisit Reçi pasi po hetohet pista e mundshme e gjakmarrjeve për shkak të një konflikti të hershëm dhe hakmarrjes mes fiseve në Mirditë, ku në harkun kohor të tre viteve janë vrarë tre anëtarë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës.

Pas dhënies së dëshmive, ata janë lënë të lirë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar personat që mund të kenë dijeni apo lidhje me vrasjen.

Read more:Ksamil/ Mjeti lundrues u përfshi nga flakët, shpëtohen 4 turistët gjermanë (VIDEO)

Një prej vështirësive kryesore për hetuesit është mungesa e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja. Për këtë arsye, grupi hetimor po analizon pamjet filmike të kamerave në hyrje të qytetit të Rrëshenit, si dhe përgjatë aksit të Rrugës së Kombit, me qëllim identifikimin e lëvizjeve të automjeteve të dyshuara.

Nga të dhënat paraprake të hetimit, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe janë përpjekur të mos lënë gjurmë. Viktima, Viktor (Marku) Bardhi, u qëllua me armë zjarri, dyshohet me silenciator, rreth 1 kilometër larg banesës së tij në Ndërfushas. Pas atentatit, ata kanë djegur makinën në Munaz të Rubikut, rreth 10 kilometra larg vendgjarjes.

Read more:Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit

65-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit të Mirditës dhe kishte dalë nga banesa për të hapur furnizimin me ujë të pijshëm në zonë. Makina e tij, Mercedes Benz e bardhë, u gjet e bërë shoshë nga plumbat.

Pavarësisht konfliktit të mëparshëm mes familjeve, 65-vjeçari vijonte të lëvizte i lirë dhe nuk kishte masa të veçanta mbrojtjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:52

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

1788419406_lezhemakinadjegur.jpg

Një tjetër detaj mësohet lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj Viktor Bardhit në Ndërfushaz të Mirditës.

Read more:Vlorë/ Sherr mes biznesmenëve në Vlorë! Mbi 10 të armatosur në hotelin e Vasil Bedinajt! Biznesmeni: Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan! Në konflikt me Luan Muçën e ‘Deltës’ (VIDEO)

Në hyrje të fshatit ka kamera sigurie, por asnjë mjet nuk shihet të lëvizë gjatë orëve kur dyshohet se është kryer ekzekutimi. Dyshimet janë se autorët që u përfshinë në këtë vrasje mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit“ ose mund të kenë kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës në këmbë, pasi ndodhen pak metra larg vendit të pritës, për t’u arratisur menjëherë pasi është kryer vrasja.

Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur në Munaz rreth 20 minuta pas njoftimit të dhënë nga familjarët e 65-vjeçarit Viktor Marku, të cilët e gjetën atë të pajetë.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë në hotelin ‘Regina’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)

Ekzekutorët dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë pritur me automjet për t’u larguar dhe për të humbur gjurmët nga policia. Në automjetin që u gjet i djegur nuk u gjetën as armë dhe as prova të tjera. Ky është një tjetër dyshim se mjeti i djegur mund të mos jetë automjeti i autorëve, por një mënyrë për të devijuar hetimet nga mjete të tjera që kanë lëvizur në orarin kur dyshohet se është kryer vrasja.

Ora 11:23

I zunë pritë dhe e vranë një ditë më parë në Mirditë, Report Tv siguron foton e Viktor Bardhit

1788513821_viktorbardhi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Viktor Bardhit, 65-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Ndërfushaz të Mirditës.

Read more:Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)

Viktima punonte te ujësjellësi dhe në momentin e ekzekutimit, kishte shkuar për të hapur furnizimin me ujin e pijshëm për fshatin. Dyshohet se motivi është hakmarrja për shkak të një historiku me fisin Reçi ku më e hershmja e dokumentuar është më 9 shtator 2016.

Përpara atentatit të Bardhit, u vranë edhe dy anëtarë të tjerë të fisit, Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhi (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës më 13 janar 2025.

Lexo edhe
Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

Tags: #Armë #automjet #Banesa #grupi hetimor #jetë #Kamera #Lezhe #mirdite #viktor bardhi #vrasja e viktor bardhit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
  • Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie
  • Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie
  • Veliaj drejt finalizimit të ankimit në Strasburg për masën e arrestit, avokatët ndërkombëtarë kërkesë SPAK për ta takuar në paraburgim
Nga të njëjtat tag-e
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
  • Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie
  • Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie
  • “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 27 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 12 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 11 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

VLORË– Përplasja mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj (me disa hotele në Vlorë) dhe Luan Muca, dje në hotelin…

• 12 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

VLORË– Përplasja mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj (me disa hotele në Vlorë) dhe Luan Muca, dje në hotelin…

• 12 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie

Report Tv ka siguruar foton e 65-vjeçarit Viktor (Marku) Bardhi, vrasja e të cilit, e ndodhur mëngjesin e…

• 12 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by