Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 10 shtëpi të djegura në Lezhë, 3 në Vaun e Dejës, kërkohet ndërhyrje me helikopter! 3 vatra të reja në Kurbin, Krujë e Fier
Kronikë

Zjarret/ 10 shtëpi të djegura në Lezhë, 3 në Vaun e Dejës, kërkohet ndërhyrje me helikopter! 3 vatra të reja në Kurbin, Krujë e Fier

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

10 banesa të djegura në fshatrat Kalivaç e Zimaj raportohen në njësinë vendore Ungrej të bashkisë Lezhe. Flakët nuk kursyen as bagëtitë që u dogjën brenda kasolleve. S’ka ende një bilanc për numrin e krerëve. Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon dhe sot dhe ka përshkuar rreth 200 hektarë pyje. Flakët janë përhapur dhe në territorin e Vaut të Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara.

Ndërhyrja nga toka në Ungrej është e vështirë, ndaj bashkia e Lezhës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërjyrje nga ajri me helikopterë.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon aktive në Malësinë e Kurbinit. Edhe në këtë zonë ndërhyrja nga toka është e vështirë megjihatë deri tani nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Në Greps, njësia vendore e Niklës, në Krujë ka rënë zjarr në zonë pyjore dhe flakët po përhapen nga era.

Read more:Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Evakuohen banorët! Problematike edhe vatrat në qarkun Dibër (VIDEO)

Sakaq, në orët e mesditës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, ku është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, që vështirëson lëvizjen e mjeteve.

Read more:Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:35

Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer.

Read more:Shkodër/ Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopterin Black Hawk drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)

Ora 12:48

Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve.

P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • kalivac
  • Kurbin
  • Lezhe
  • zjarret 2026
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


0.0 / 5 (0 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #Banesa #Fier #helikopter #kalivac #krujë #Kurbin #Lezhe #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 22 minuta më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Editoriale Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin