Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë
Politikë

“Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë

• 5 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit dhe lëvizjet e policisë pas ndalimit të tij në zonën e Plepa­ve në Durrës.

Hoxha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u transportua Agasi pas arrestimit, duke deklaruar se fillimisht ishte planifikuar që ai të dërgohej në burgun e Durrësit, por më pas furgoni i policisë ndryshoi drejtim.

“Sapo u kap, njoftimi fillestar ishte që do të shkonte në burgun e Durrësit, por e kthyen në Qafë-Kashar. Këtë s’e di pse e kthyen, çfarë ndodhi për Bradasheshin”, tha Hoxha.

Read more:Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha! Rrëzon pezullimin e paligjshëm nga rektori Artan Hoxha

Gazetari e lidhi këtë ndryshim itinerari me një telefonatë të mundshme, duke ngritur pyetjen: “Kush e ka urdhrin?”. Sipas Hoxhës, arrestimi i Agasit mund të ketë një tjetër dimension përtej akuzave të bëra publike deri tani. Ai shprehu skepticizëm se Agasi do të vendosë të bashkëpunojë me hetimet apo të japë informacione për persona të tjerë.

“Nuk shpresoj që Agasi të flasë më. Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja”, deklaroi Hoxha, duke theksuar se kjo është pikëpamja e tij mbi situatën. Ai shtoi se, sipas tij, Agasi mund të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe se gjatë hetimit mund të ketë edhe zhvillime të tjera.

Read more:“Të dhënat e TIMS ua dha armiqve. Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet. Nëse lëkundesh në mbrojtjen e Lubisë…

Hoxha u ndal edhe te fakti që Agasi, pavarësisht se ishte një person i përfolur publikisht, kishte vijuar të shfaqej në Tiranë. “Agasi këto kohë ka ndenjur në Tiranë. Po të ishte i shqetësuar, s’do të dilte. Kur del një njeri i tillë që është kaq i përfolur, del kur ka siguri”, tha ai.

Sipas gazetarit, pikërisht kjo sjellje ngre pyetje mbi atë se çfarë ka ndodhur pas arrestimit dhe nëse ka pasur shqetësime se Agasi mund të fliste. “Atje sipër është marrë vendimi: ‘Ore, mos po flet ky?!’”, u shpreh Hoxha. Duke folur për mundësinë që Agasi të bashkëpunojë me drejtësinë, gazetari tha se situata do të ishte më interesante nëse ai do të kishte përballë një tjetër realitet politik.

Read more:“Nuk na trembin dot me arrestime”/ Aktivistja, Luçiana Kokaj: Lironi djemtë dhe vajzat, arrestoni ata që na kanë vjedhur!

“Agasi do të ishte interesant si arrestim, nëse në pushtet do të ishte një parti tjetër dhe jo kjo tani. Aty ai mund të fliste dhe të bashkëpunonte me hetimet. Por çfarë i intereson atij që të flasë? Nëse ai flet, rëndon veten e vet”, deklaroi Artan Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Arrestim #Arrestimit #Artan Hoxha #Durres #Interesante #Kashar #Siguri #Telefonata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin