Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament kritikoi ashpër situatën e degraduar në sektorin e shëndetësisë.
Tabaku theksoi se tenderat tek shëndetësia dalin me karton të kuq. Ajo shtoi se spitalet kanë degraduar dhe se qytetarët vetëm paguajnë para. Tabaku kërkoi transparencë për tenderat.
Jorida Tabaku: Tenderat tek shëndetësia dalin me flamuj të kuq. Nëse shëndetësinë ja japim në dorë izraelitëve, nëse ja japim dhe tjetër sektor, atëherë të mbyllim qeverinë fare pra.
Read more:BIRN: “Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Duhet transparencë me KAYO-n, me të tjera kompani. Ky kryemininistër e jep Shqipërinë sikur e ka tokën e tij.




