Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kakavijë/ ‘Menu’ kontrabandë, sekuestrohen 685 kg bërxolla viçi dhe 83 kg peshk në autobusët nga Athina drejt Shqipërisë
Kronikë

Kakavijë/ ‘Menu’ kontrabandë, sekuestrohen 685 kg bërxolla viçi dhe 83 kg peshk në autobusët nga Athina drejt Shqipërisë

• 9 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sasi mishi e peshku kontrabandë, të cilat ishin futur në Shqipëri përmes linjave ndërkombëtare të autobusëve që vinin nga Athina.

Në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër që drejtohej nga një 54-vjeçar tashmë i arrestuar, u gjetën 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash.

Rasti tjetër ishte në autobusin e linjës Athinë-Shkodër ku në 4 kuti kartoni ishin futur 82 kilogramë e 900 gramë peshk. Shoferi, një 46-vjeçar, është vënë nën hetim.

Njoftimi i plotë:

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusë të linjave ndërkombëtare, uniformat blu zbuluan sasi të konsiderueshme mishi dhe peshku, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Read more:Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash.

Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij u referuan veprimet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Ndërkohë, rasti i dytë u evidentua gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Shkodër, me drejtues shtetasin D.M., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Në këtë autobus u gjetën katër kuti kartoni, brenda të cilave kishte një sasi prej 82 kilogramësh e 900 gramësh peshk, e cila dyshohet se ishte futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Read more:Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt

Në lidhje me këtë rast, u kryen veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit D.M., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sasitë e mishit dhe peshkut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e hetimeve.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Tags: #Athina #autobus #Elbasan #Gjirokaster #kakavije #Kontrabandë #Mish #Mishi #Peshk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 3 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin