Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shehaj takime në Bundestag me kreun e CDU për Ballkanin Perëndimor: Beteja e rinisë në Tiranë duhet të dëgjohet në çdo kryeqytet të Europës
Politikë

Shehaj takime në Bundestag me kreun e CDU për Ballkanin Perëndimor: Beteja e rinisë në Tiranë duhet të dëgjohet në çdo kryeqytet të Europës

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin ku ka pasur takime të rëndësishme me Peter Beyer, deputet i CDU-së dhe drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman si dhe me Niels von Redecker, drejtori për Ballkanin Perëndimor në ministrinë e Jashtme Gjermane.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari i Partisë Mundësia Shehaj ka informuar zyrtarët gjermanë mbi atë që kërkojnë qytetarët shqiptarë të cilët prej 101 ditësh janë ngritur në protestë.

Sipas Shehajt, shqiptarët protestojnë dhe kërkojnë prej më shumë se 3 muajsh një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni i pushtetarëve që kanë abuzuar me pushtetin, vënien e tyre përpara drejtësisë si dhe ndryshimin e pushtetit të Edi Ramës.

“Thirrja e shqiptarëve për ndryshim po dëgjohet në gjithë Europën. Kërkojnë ndryshim, drejtësi dhe një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni.
Kërkojnë fundin e këtij sistemi politik dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri”, u shpreh Shehaj.

Read more:“Censurë si në kohën e diktaturës” / Mbyllja e faqeve në Instagram, Koçeku: Eurodeputeti Sandro Gozi i kërkon META-s raportim para Komisionit Evropian

Shehaj gjatë bisedës me zotin Peter Beyer dhe Niels von Redecker, ka nënvizuar qëndrimin që mban forca politike që ai drejton, në mbështetje të protestuesve për një Shqipëri ku institucionet funksionojnë, drejtësia është e pandikueshme dhe për një të ardhme europiane të vendit.

Shehaj ka kërkuar që beteja e rinisë shqiptare që zhvillohet në Tiranë, të mbeshtetet në çdo kryeqytet të Europës.

“Beteja e rinisë shqiptare që zhvillohet në Tiranë, duhet të mbështetet në çdo kryeqytet të Europës”, u shpreh kryetari Shehaj.

Në vizitën zyrtare në Berlin, Shehaj shoqërohej nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Read more:Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal! PD kallëzon Ramën në SPAK për “ALBANIAN FILES”

Postimi i plotë i Agron Shehajt në rrjetet sociale:

Thirrja e shqiptarëve për ndryshim po dëgjohet në gjithë Europën.

Kërkojnë ndryshim, drejtësi dhe një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni.

Read more:“Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi

Kërkojnë fundin e këtij sistemi politik dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Për të ardhmen e Shqipërisë 🇦🇱 folëm me Peter Beyer, deputet i CDU-së dhe drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman 🇩🇪 dhe Niels von Redecker, drejtori për Ballkanin Perëndimor në ministrinë e Jashtme Gjermane.

Beteja e rinisë shqiptare që zhvillohet në Tiranë, duhet të mbeshtetet në çdo kryeqytet të Europës.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #agron shehaj #Berlin #CDU #Deputet #proteste #Rrjetet sociale #shqiperi #shqiptaret #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin