Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine në pikën e karburanti ‘Eida’ mes 2 pallateve te Brryli, plagosen 3 punëtorë! Shemben edhe zyrat (VIDEO)
Kronikë

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine në pikën e karburanti ‘Eida’ mes 2 pallateve te Brryli, plagosen 3 punëtorë! Shemben edhe zyrat (VIDEO)

• 9 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tiranë –Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën e karburantit “Eida”. Ngjarja është regjistruar në një zonë të populluar, ku ndodhen edhe disa pallate në afërsi të pikës së karburantit. Sipas policisë bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar edhe tre punonjës të karburantit, të cilët ndodhen te Trauma jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë si pasojë e shpërthimit është shembur godina njëkatëshe e objektit. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes,për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Lajm ne perditesim…


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:14

Shpërthimi te ‘Eida’ te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit

1788931988_Capture.JPG

Foto në karburantin ku ndodhi shpërthimi

Pas shpërthimit karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ku thonë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve

Read more:Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve

Sipas tyre dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve që si pasojë ka sjellë edhe shpërthimin.

Ora 09:53

Drejtori i zjarrfikëses: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit! Pati dhe rrjedhje gazi (VIDEO)

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Read more:Shpërthen një bombol gazi në Podujevë, lëndohen tri persona

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t’u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Ora 09:25

Report Tv siguron pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në zonën e ‘Brrylit’.

Siç shihet nga video e mësipërme një pjesë e makinës nga pas është djegur, ndërsa xhami është thyer.

Read more:Intervista e Arben Ahmetajt – Ina Zhupa kërkon hetim nga SPAK: Gazi i Delvinës, një tjetër pasuri në skemën e grabitjes së Ramës! SPAK të hetojë rolin e Ron Yefet

Forcat zjarrfikëse dhe policia ende në vendngjarje.

Ora 08:03

Çfarë ka mbetur pas shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në Tiranë

Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.

Read more:E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.

Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #automjet #Bombola e gazit #defekt #flakë #Foto #Gazi #karburant #shperthim #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 15 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 15 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin